Connect with us

Kronike

‘I çuan fjalë një javë para, tashmë radhën e ke ti’/ Gazetari zbulon mesazhin që Martinaj mori para zhdukjes

Gazetari Igli Çelmeta, ka zbuluar se Ervis Martinaj, kishte marrë një mesazh disa ditë para se të zhdukej. Ai shprehet se pas ekzekutimit të kushëririt të tij, Brilant Martinaj, Ervis Martinajt i kanë çuar fjalë, duke e kërcënuar dhe i kanë thënë “tashmë radhën e ke ti”.

Sipas Çelmetës, Policia e Shtetit e di të vërtetën për Ervis Martinajn, por nuk e thotë sepse ka të implikuar jo vetëm anëtarë të grupeve kriminale, por edhe efektivë e njerëz nga politika.

“Pas disa ngjarjeve të rënda kriminale, vrasja e kushëririt në 17 korrik, atentati ndaj krahut të djathtë Ylli Ibrahimi dhe 1 javë më pas, këtë informacion e ka edhe Policia e Shtetit, Ervis Martinajt i kanë çuar fjalë, duke e kërcënuar, i kanë thënë që “tashmë radhën e ke ti”. Janë bërë bashkë disa banda kriminale, ka edhe implikim të Policisë së Shtetit në këtë ngjarje, punonjës të cilës.

Policia e Shtetit e di të vërtetën për Ervis Martinajn por nuk e thotë. E vërteta e Ervis Martinajt lidh shumë fusha përveç krimit të organizuar, lojërat të fatit dhe Policisë së Shtetit, lidh edhe politikën. Kanë kaluar dy vite nga zhdukja e Ervis Martinajt. E vërteta e Ervis Martinajt do të lihet enigmë, nuk do të zbardhet.

Ka shumë zyrtarë të policisë, drejtues të saj që merrnin haraçin nga Martinaj i cili kontrollonte lojërat e fatit dhe donte të ishte i paprekshëm duke kontrolluar territorin. Përfshirja e drejtuesve të Policisë bën që kjo ngjarje të mos zbardhet”,- tha Çelmeta.

Ervis Martinaj, rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022 dhe deri më tani, fati i tij është mister. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles.

Advertisement

TRENDING