Aktualitet
“Mos lëviz, Policia e Shtetit”/ Persona të maskuar i grabitën 30 mije euro, rrëfehet i riu
Banori i banesës së grabitur në Elbasan ka treguar se persona të maskuar, të veshur si punonjës policie, hynë në shtëpinë e tij me dy automjete që ngjanin me makinat e policisë. Në një intervistë për Syri, ai tha se autorët i kërkuan të tregonte ku mbante paratë dhe nëse kishte armë pa leje apo lëndë narkotike.
“Mos lëviz, Policia e Shtetit”, i kanë thënë, sipas rrëfimit të tij, duke i drejtuar pistoletën. Banori pretendon se autorët kishin marrë informacion paraprak për të dhe për paratë që mbante në banesë.
Ai tha se kishte siguruar rreth 30 mijë euro nga puna jashtë vendit. Sipas tij, gjatë ngjarjes u traumatizuan fëmijët e mitur dhe nëna e tij, e cila humbi ndjenjat disa herë.
Grabitësit morën katër telefona celularë dhe një shumë parash. Ata u larguan pas mbërritjes së policisë dhe braktisën automjetet në një zonë kodrinore. Policia ka sekuestruar automjetet dhe vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.