Kosova
“Mos na lini pa bukë!” Mbyllja e fabrikës “Vita”, fermerët “lajnë” me qumësht Ministrinë e Bujqësisë
Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit po zhvillon këtë të hënë një protestë para Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë, disa ditë pasi autoritetet njoftuan mbylljen e fabrikës së qumështit “Vita”.
Mediat kosovare bëjnë me dije se fermerët kanë dalë në protestë me mjete bujqësore dhe kanë derdhur qumësht para objektit të Ministrisë.
“Mos na lini pa bukë” dhe “Mbroni prodhimet vendore” janë disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.
Gjatë deklaratave për mediat, fermerët u shprehën se ndodhen në prag të falimentimit, pasi qumështi i tyre nuk po grumbullohet.
“Protesta është e pashmangshme për shkak të situatës së krijuar nga mosgrumbullimi i qumështit të freskët nga fermat tona, ndërsa kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhër te institucionet përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
Fëemerët kanë paraqitur tri kërkesa kryesore, ku përfshihet: Rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit; Publikimin urgjent të rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore; Kthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave.
Në dy korrik, u njoftua se fabrika për përpunimin e qumështit “Vita” në Istog ka shkelur vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, i cili ndalon përdorimin e qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe përbërësve të tjerë në produktet e qumështit.
Qeveria mori vendimin për mbylljen e fabrikës, e cila ka sjëllë që fermërët të ngrihen në protesta.