Kosova
Mos u mashtroni nga Vuçiçi/ Ekspertët nga SHBA: Vizita e Zelenskyt në Serbi shihet si manovër politike
“Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Serbi është një lëvizje taktike e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe nuk dëshmon për shkëputje të Beogradit nga Moska” – Kështu vlerësojnë ekspertët amerikanë Ivana Stradner dhe Daniel Weinstein, në një analizë të publikuar në Kyiv Post.
Sipas tyre, Vuçiq po përpiqet të ruajë balancën mes Rusisë dhe Perëndimit, duke shfrytëzuar vizitën e Zelenskyt për të forcuar imazhin e Serbisë në sytë e vendeve evropiane.
Ekspertët amerikanë Ivana Stradner dhe Daniel Weinstein thonë se pritja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd nuk duhet të shihet si shenjë e një ndryshimi strategjik të Serbisë.
Ata vlerësojnë se vizita e Zelenskyt i mundëson Vuçiqit të paraqitet para Perëndimit si një partner i rëndësishëm, pa qenë i detyruar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, të ndërpresë lidhjet energjetike apo të shkëpusë bashkëpunimin e inteligjencës me Moskën.
Ekspertët amerikanë kërkojnë që SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian të tregohen më të kujdesshëm ndaj politikës balancuese të Beogradit.
Sipas tyre, vizita e Zelenskyt nuk duhet të vlerësohet nga deklaratat dhe fotografitë, por nga veprimet konkrete të Serbisë pas saj.
Ata paralajmërojnë Uashingtonin dhe Brukselin që të mos e interpretojnë politikën e Vuçiqit mes Lindjes dhe Perëndimit si një kthesë të vërtetë strategjike drejt Perëndimit.