Connect with us

Politike

“Mos u nxitua i gjati me rezolutën kundër Iranit?”/ Analistët flasin për rezolutën ku Irani cilësohet “sponsor i terrorizmit”

Analistët Preç Zogaj, Andi Bushati dhe Marlind Laçi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, rezolutën e miratuar nga parlamenti shquptar për të shpallur Iranin “shtet sponsor të terrorizmit”, e cilësuan atë të nxituar dhe shprehje servizlimi ndaj SHBA-ve.

Pjesë nga biseda

Preç Zogaj: Kishte nxitim për shumë gjëra, Rama duke qenë i frustruar nga izolimi disa mujor nga SHBA, pa asnjë kontakt, papritur i ranë dy rrethana, Bordi i Paqes, vrapoi edhe në Izrael, e mbuloi me elozhe Netanyahun, kaloi çdo sens mase se e shihte si paradhomë për të rregulluar punën. Në këtë inerci, ne kemi marrëdhënie të mira me Izraelin, kemi ndihmuar hebrenjtë, dhe duhet të na jenë mirënjohës ata jo ne. Atje është fushë e minuar duhet të shkosh me shumë kujdes jo me këmbën e rëndë, se ka mijëra fëmijë të vrarë dhe përgjigjia e Izraelit me popullsinë civile ka qenë shproporcionale dhe është akuzuar në Gjykatën e Hagës. Çdo udhëheqës i vendit, kryeministri apo presidenti duhet t’i konsiderojë, jo të mos shkojë, por të mbajë parasysh se si flet dhe çfarë thua. Nga kjo pikëpamje Rama u zhbalancua drejt disa basteve dhe improvizimeve, që ai e di vetë. Unë them që nuk u dalin.

Andi Bushati: Është cinike ta thuash, por ndoshta duhet të vuajmë ndonjëherë një pasojë, që të heqim dorë nga ky servilizëm 30-vjeçar. Ne diskutojmë se është Rama aktualitet, por mbani mend konfliktin e sulmit të Amerikës ndaj Irakut. Nano i shpalli luftë Irakut pa ia shpallur Amerika. Doli me editorial në “Boston Globe” që i binte Evropës së vjetër që nuk kupton botën dhe Shqipëria jepte mend Evropës se si duhet të rreshtohej me Amerikën.
Prandaj ka shprehje Albin Kurti “sa më shumë vjedhin, çirren Amelika, Amelika” njerëzit që humbasin legjitimitetin te populli i tyre, mundohet të kacavirren pas Amerikës.

Marlind Laçi: Irani e di këtë çështjen e rezolutës. Të mëdhenjtë e gjejnë gjuhën e përbashkët siç e gjetën. Problemi jemi ne të vegjëlit. Sepse të kthehen, po ju ç’kishit? Nuk e di ç’ka menduar qeveria. Mund të ishin shprehur që e dënojmë regjimin e Ayatollahëve, është kriminal, por nuk kishte nevojë si Fatos Nano në 2003, që i shpalli luftë Irakut.

Advertisement