Connect with us

Bota

Moska bën kosh/ Dënon yllin e basketbollit amerikan

Gjyqësori rus la në fuqi dënimin me nëntë vjet burg të vendosur ndaj yllit të basketbollit amerikan Brittney Griner, e akuzuar për kontrabandë droge.

Griner, e cila ndoqi seancën nga burgu nëpërmjet videokonferencës, u njoh me vendimin se gjykata rajonale e Moskës refuzoi ankesën e paraqitur nga avokatët e saj, të cilët mund t’i drejtoheshin Gjykatës së Kasacionit.

Ylli i Phoenix Mercury të WNBA dhe fituesja e dyfishtë i medaljes së artë olimpike, Griner u arrestua disa ditë para pushtimit rus të Ukrainës në aeroportin e Moskës, ku edhe iu gjet vaj kanabisi në bagazh.

Mbrojtja e basketbollistes pretendon se spraiti me vaj kanabisi, kishte në etiketë përshkrimin “Për lehtësimin e dhimbjeve”. Mesa duket Rusia, me këtë gjuajtje ka bërë kosh dhe ka shprehur gatishmërinë për ta shkëmbyer atë me të burgosur rusë në Shtetet e Bashkuara.

Advertisement