Connect with us

Aktualitet

Mot i keq shkakton dëme në Durrës! Pemë të rrëzuara dhe probleme në lëvizjen e automjeteve

Durrësi është përfshirë nga moti i keq, ku era e fortë dhe reshjet intensive kanë sjellë probleme në disa zona të qytetit, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Në zonën e Plepave, disa pemë janë rrëzuar si pasojë e erës së fortë, duke bllokuar një segment të rrugës dytësore pranë rrethrrotullimit.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet përkatëse për largimin e pemëve dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim, ndërsa policia po monitoron situatën për të shmangur rreziqet për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Moti i përkeqësuar ka sjellë vështirësi edhe në lëvizjen e qytetarëve, ndërsa autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë për shkak të erës së fortë.

Advertisement