Connect with us

Aktualitet

Moti i keq/ Lezha zgjohet nën ujë

Qyteti i Lezhës është zgjuar sot me një panoramë aspak të këndshme si pasojë e reshjeve të dendura përgjatë ditës së djeshme, e cila ishte një nga qarqet më me shume probleme si pasojë e motit të keq. Rreth 1500 hektarë tokë Në Zadrimë, Torovicë dhe Kakarriq janë përmbytur plotësisht, ndërsa disa zona kanë mbetur pa energji elektrike.

Mësohet se rruga që lidh fshatin Blinisht me superstradën Lezhë-Shkodër është bllokuar si pasojë prurjeve, çka ka sjellë vështirësi në qarkulliomin e automjeteve në këtë rrugë. Nga ana tjetër, mësohet se gjatë natës reshjet e shiut kanë qenë me më pak intensitet, duke ndikuar kështu pozitivisht në uljen e nivelit të lumit Drin dhe Gjadër.

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë vendin përgjatë gjithë ditës së djeshme duke shkaktuar dëme kolosale në disa qarqe të vendit ku ajo më problamtikja ishte Lezha dhe Shkodra. Dhjetëra banesa u përmbytën, dhjetëra familje u evakuuan dhe dhjetëra të tjerë mbetën pa energji elektrike si pasojë e përmbytjeve masive.

Advertisement