Kronike
Motori përplaset me makinën e turistëve anglezë, plagoset 28-vjeçari
Një aksident rrugor është regjistruar në Durrës, ku një motor është përplasur me një automjet që drejtohej nga dy turistë anglezë.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, një 28-vjeçar.
I riu është transportuar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet aktualisht në sallën e operacionit. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, 28-vjeçari pritet të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë një trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.