Connect with us

Aktualitet

Mund të vriten agjentë të SHISH

Gazetari Artan Hoxha ka folur për hakerimin e SHISH dhe publikimin e databazës që përmban punonjësit e këtij institucioni, mes tyre agjentë të kundërzbulimit.  Hoxha deklaroi se hakerimi i këtij institucioni ekspozon shumë njerëz dhe është i rëndë, por shtoi se kryeministri e trajton SHISH si një agjensi të rëndomtë. Gazetari përmendi edhe faktin se kreu i SHISH, Helidon Bendo, ndodhet në SHBA dhe do të qëndrojë një vit për kurs. Hoxha po ashtu ka treguar edhe rasin kur u vra nëndrejtori i SHISH, Isa Çopa në vitin 2011 vetëm se u dekonspiruan çështjet që ai po mbulonte

“Rama ka të drejtë që thotë nuk na ka marrë gjë hakerat. Ai e trajotn SHISH-in si agjenci të rëndomtë. Shefi i Shërbimit ka një vit që është në kurs në SHBA. Ne sot kemi listën e operativëve. Ai po u dekonspirua, ai është i mbaruar. Unë pashë disa kolegë aty që ishin në listë. Ata janë dekonspiruar dhe ata nuk kanë më asnjë vlerë. Nëse i ndodh ndonjë gjë atyre ose familjarëve. Operativët janë ata që janë në terren. Punonjësit e SHISH që janë në terren janë më të padukshëm. Ekspozimi i informacioneve të tyre është e keqe. Ne jemi një vend që nuk bashkëpunon. Para 10 vitesh kam bërë një emision për një nëndrejtor të SHIK-ut të cilin e rrëmbyen e tortutruan dhe e vranë. Bëhet fjalë për Isa Copën. Policia dhe prokuroria e quajti ngjarjen të mbyllur duke thënë se ai ka vrarë vetën. Kam bërë 1 muaj rresht emision, sa u çua ekspertiza në Gjermnai që doli se e kishin vrarë. Ai kishte disa çështje sensitive në atë kohë, dhe ata e kanë vrarë me dy plumba dhe e kanë djegur. Ndërsa këta thanë se ai kishte vrarë vetën, ishte futur në makinë e kishte djegur vetën. Ky është rasti kur u ekzpozua se u morrë vesh se çfarë po punonte ai. Një nga çështejet që kishte ai ishin tokat në Gjirin e Lalzit, po ashtu kishte në dorën çështjen e vrasjes së Gjyqtarit Skerdilajt Konomi, i cili sapo kishte fituar në Gjykatë tokë në Gjirin e Lalzit. Atë nuk e shpallën as dëshmor, i bën një ceremoni sekrete. I vetmi nga SHISH që dihej bërë dëshmor është Isa Çopa dhe këta nuk e dinë ende se kush e vrau,” tha Hoxha.

Databaza e punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit është bërë publike mbrëmjen e kaluar. Hakerat iranianë, të vetëquajtur ‘Homeland Justice’ i kanë dhënë goditjen e radhës shtetit shqiptar duke publikuar 16 faqe në draftin prej 576.7 KB ngarkesë. Në faqe shkruhen emrat e punonjësve të SHISH, pozicioni që mbajnë ata pranë këtij institucioni, si dhe e-mailet zyrtare.

Advertisement