Connect with us

Politike

“Na rrufshit patericën…”/ Deputeti i PD “tallet keq” me Lulzim Bashën: 7×7=276

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka reaguar pasditen e sotme pas lajmit se Gazment Bardhit i hiqet e drejta për të përdorur vulën e partisë. Nga një postim në Facebook, Korreshi ironizon Bashën me “gafat” e tij, por edhe Indrit Sefën me termat e përdorura gjatë konferencës së tij për shtyp. “Deklarate per Shtyp! 7×7 = 276. Na rrufshit patericen!,”- shkruan Saimir Korreshi në postimin e tij në Facebook. Lulzim Basha duket se ka vendosur që të heqë nga rruga e tij çdo pengesë për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike. Ndaj, kur Gazment Bardhi paralajmëroi një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së, Basha vendosi që t’i heqë Bardhin nga posti i sekretarit të Përgjithshëm, duke vendosur në vendin e tij, Indrit Sefën. Madje dhe dokumenti i firmosur dhe i vulosur u publikua kudo në media. Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë. Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.

Advertisement