Connect with us

Rajon

NATO kusht Serbisë: S’ka partneritet pa përgjegjësi për sulmet në Banjskë

NATO i ka vënë një kusht Serbisë, në lidhje me avancimin e partneritetit mes tyre.Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Partneritete, Kevin Hamilton ka deklaruar se aleanca nuk do ta thellojë avancimin e partneritetit me Serbinë, pa mbajtur përgjegjësi për sulmet e vitit 2023 në veri të Kosovës, në Banjskë dhe Zveçan.

Hamilton u shpreh për gazetarët në Prishtinë se sulmet ndaj anëtarëve të KFOR-it ishin krejtësisht të papranueshme, ndërsa theksoi se NATO pret përgjegjësi dhe drejtësi për ata që kryen dhe organizuan ato sulme.

Hamilton deklaroi se të njëjtin mesazh ua ka përciellë edhe zyrtarëve në Beograd gjatë vizitës së tij të fundit në Serbi. Ndërsa po flise për situatën në Ballkanin Perëndimor lidhur me sigurinë e saj, Hamilton akuzoi Rusinë për përhapjen e dezinformatave. Sipas tij, ajo po përhap aktivitete hibride për të nxitur përçarje dhe pakënaqësi, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në të gjithë botën.

“Sulmet ndaj anëtarëve të KFOR-it ishin krejtësisht të papranueshme. NATO pret përgjegjësi dhe drejtësi për ata që kryen dhe organizuan ato sulme. Ka aspekte që nuk mund të shkojnë më tej derisa të ketë përgjegjësi për këto sulme. Ky është mesazhi që ua përcolla bashkëbiseduesve të mi në Serbi dhe topi tani është në fushën e tyre. Rusia përdor fushata dezinformimi dhe aktivitete hibride për të nxitur përçarje dhe pakënaqësi, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në të gjithë botën”, tha ai.

Advertisement