Connect with us

Kosova

NATO përgatitet për mposhtjen e Serbisë dhe Rusisë/ Ja ç’thotë Bugajski

“NATO po krijon një “Shengen ushtarak” në të gjithë Evropën për të lehtësuar lëvizjen e lirë të trupave dhe burimeve të aleancës përtej kufijve, përball rrezikut të një konflikti të armatosur nga Beogradi dhe Moska në Ballkanin Perëndimor” – Kështu shkruan njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski.

Sipas tij, Ballkani po njihet gjithnjë e më shumë si strategjikisht i rëndësishëm në konfliktin në rritje me Rusinë dhe është pjesë e procesit të planifikimit të NATO-s kundër kërcënimeve të reja.

“Përforcimet e planifikuara të NATO-s në rajon janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të penguar dhe mbrojtur kundër çdo kërcënimi ushtarak nga Rusia dhe ‘vëllai i saj më i vogël, Serbia’. Nëse kjo kërkon konflikt ushtarak në rajon, NATO duhet të përgatitet për të penguar kërcënimin dhe për të mposhtur forcat e Beogradit” – ka deklaruar analisti politik, duke theksuar se “Pas vitesh mohimi dhe hezitimi, udhëheqja e SHBA-së dhe NATO-s më në fund po zgjohen nga kërcënimi i konfliktit të armatosur që buron nga Beogradi dhe Moska në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Bugajski-t, bllokimi i fundit i Kongresit të SHBA për ofrimin e më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, ka bindur disa anëtarë të NATO-s se duhet të përgatiten për një luftë më të drejtpërdrejtë me Rusinë. Ministrat e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Polonisë, Norvegjisë dhe disa aleatëve të tjerë po punojnë për të hartuar plane emergjente për një konflikt në përshkallëzim. Paralajmërimet e tyre tërheqin vëmendjen për faktin se pa Shtetet e Bashkuara, Evropa aktualisht është ushtarakisht e papërgatitur dhe e pajisur keq.

Franca ka filluar të marrë një rol më të fortë udhëheqës dhe presidenti Emanuel Macron ka njoftuar plane për të vendosur trupa në Ukrainë dhe për t’u përgatitur për një “konflikt me intensitet të lartë në Evropë”. Vende të tjera në Evropën Qendrore Lindore dhe Skandinavi janë shprehur pro propozimit të Macron.

“Ballkani po njihet gjithnjë e më shumë si strategjikisht i rëndësishëm në konfliktin në rritje me Rusinë dhe është pjesë e procesit të planifikimit të NATO-s kundër kërcënimeve të reja. Ripërtëritja e NATO-s përfshin disa komponentë, duke përfshirë rihapjen zyrtare të bazës ajrore shqiptare të Kuçovës, e cila synohet të bëhet një qendër moderne për operacionet ajrore të aleancës në gadishull. Ajo gjithashtu do të mbështesë logjistikën, operacionet ajrore, stërvitjen dhe stërvitjet e Shqipërisë dhe do të ushtrojë fuqi në vendet fqinje të NATO-s, si dhe në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë” – shkruan analisti i njohur, I cili theksoi se hapi i ardhshëm i NATO-s do të jetë rritja e përhershme e numrit të forcave të saj shumëkombëshe në rajon për të parandaluar përshkallëzimin e ardhshëm nga Beogradi ose provokimet e armatosura nga agjentët apo përfaqësuesit e Moskës.

Kosova

Pakti i pandershëm SHBA-Gjermani-Serbi në kurriz të Kosovës

Franca, Gjermania dhe Italia kanë ngulur këmbë në një letër dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se ato mbështesin draft-statutin e propozuar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Javë më parë, Kurti i ishte drejtuar liderëve të këtyre tre vendeve me një letër, duke sqaruar pse Qeveria e Kosovës nuk mund ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese atë draft-statut dhe kishte propozuar ta shkruajë një të ri me kryetarët e tanishëm të komunave me shumicë serbe.

Çështja e Asociacionit arriti të ndikoje edhe në agjendën e KiE-së duke mos u lejuar Kosova të vazhdoje procesin dhe duke kushtëzuar me Asociacion.

E në lidhje me këtë temë ka folur profesori universitar Dr. Enver Bytyçi.

Ai tha se kushtëzimi i Kosovës me krijimin e asociacionit të Komunave me Shumicë Serbë për pranim në Këshillin e Evropës ishte një mëkat dhe një ngjarje e hidhur, e padrejtë. Profesori theksoi që ajo që zhgënjeu më shumë në këtë mes është qëndrimi i SHBA dhe Gjermanisë.

“Kushtëzimi i Kosovës me krijimin e ansociacionit për pranim në Këshillin e Evropës ishte një mëkat dhe një ngjarje e hidhur, e padrejtë, jo produktive dhe e shëmtuar. Fatkeqësisht këtë kushtëzim e reklamuan tri vende perëndimore, të cilat jo vetëm e kanë njohur shtetin e Kosovës, por edhe betohen çdo ditë se do të punojnë për formësimin e plotë të saj. Ajo që zhgënjen më shumë lidhet me faktin se këtij kushtëzimi iu bashkuan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania. Franca është e njohur për qëndrimet e saj pro Serbisë. Për mua nuk ka rëndësi shumë arsyeja pse këto shtete penguan anëtarësimin e Kosovës, se është ose jo Serbia lobuese te ato për te realizuar politikën e saj të bllokimit. Që Serbia është kundër Kosovës, kundër pavarësisë dhe shtetësisë së saj, kundër pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, kjo është e njohur tashmë.

Serbia kurrë nuk do të pajtohet me Kosovën shtet Sovran e të pavarur, edhe nëse bisedimet zgjasin 100 vjet” u shpreh Bytyci, sipas te cilit janë çuditshme veprimet e ndërkombëtarëve dhe sipas tij, ato mbetet enigma, duke mos kuptuar qasjen që të njëjtat kanë me Serbinë.

“Ajo që më trishton ka të bëjë me faktin se ndërsa Kosova e Serbia kanë pranuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, e cila detyron Serbinë të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë dhe OKB-në, janë vetë sponsorët e asaj marrëveshje që pengojnë Kosovën në këtë rrugëtim. Janë Gjermania dhe Franca ato që me bekimin e SHBA-ve hartuan Marrëveshjen e Brukselit, të cilën Kurti dhe Vuçiq e pranuan në shkurt 2023. Pranuan gjithashtu sekuencimin e zbatimit të saj në mars të atij viti. Tani janë këto vende, të cilat shkelin një marrëveshje, të cilën vetë e hartuan dhe e imponuan.

Pse po e bëjnë këtë? Sepse duan që t’i japin akses Serbisë të jetë e pranishme në Kosovë. Kjo si kusht që ajo “të afrohet me Perëndimin”! Por në fakt kjo nuk do të ndodhë, edhe nëse Perëndimi ia jep krejt Kosovën Serbisë. Pakti Perëndim-Serbi jo vetëm që është i pandershëm, por edhe jo produktiv, jo realist, jo i zbatueshëm. Aleksandër Vuçic e konfirmoi këtë që po them, kur krijoi qeverinë e re me të gjithë anëtarët e kabinetit besnikë të deklaruar të Moskës. Vetë bën sikur është besnik i Kinës” – deklaroi Butuci

Sipas profesorit Perëndimi ka filluar ta mbështes Vuçicin, në vend qe të merret me padrejtësitë e tij. Ai gjithashtu u shpreh skeptik për vëmendjen e duhur ndaj Kosovës në procesin e dialogut…………………

Continue Reading

Kosova

Po luhet me zjarrin, Vuçeviç akuzon Gjermaninë se fshihet pas…

Kryeministri serb Millosh Vuçevic tha se gjithçka që po ndodh rreth Rezolutës për Srebrenicën është skandaloze, duke filluar nga fakti se Bosnja dhe Hercegovina nuk e miratoi atë, dhe se është një akt i njëanshëm i një ambasadori në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas tij, kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e asaj që është përcaktuar në Dejton.

“Marrëveshja e Dejtonit thote se si duhet të marrin vendime të tre entitetet, tre kombet. Këtu është anashkaluar gjithçka, është anashkaluar gjithçka që është normale të përfshihet” – ka theksuar kryeministri serb.

Ai theksoi gjithashtu se po kthehemi në periudhën kur gjithçka po dështon, në vend që të flasim për të ardhmen.

“Është e pamundur t’i shpjegosh dikujt në Serbi se pse Gjermania eshte  sponsor i Rezolutës për Srebrenicën sepse ai vend kreu krimet më të tmerrshme në luftërat e tij. Askush nuk mund ta pranojë dhe ta përjetojë racionalisht, le të flasim për marrëdhënie miqësore, se kemi një të ardhme të përbashkët. Ekspertët më të mëdhenj të çështjes së gjenocidit absolutisht thonë se nuk është gjenocid” – ka deklaruar Vuçeviç duke shtuar se sponsorët e rezolutës nuk e kuptojnë se çfarë ka ndodhur në Kragujevc dhe Kralevë.

“Pse kjo rezolutë nëse nuk shprehet se nuk bëhet fjalë për faj kolektiv. Nga kjo del një sinjal shumë i qartë se hapi tjetër është heqja e Republika Srpska, pra rishikimi i Marrëveshjes së Dejtonit. Ata ne Bosnje Hercegovinë punojnë dhe funksionojnë në një paqe që zgjat me dekada, kurse tani dikush po luan me zjarrin në Ballkan” – potencoi Vuçeviç.

Continue Reading

Kosova

‘Më mirë ta kishin qëlluar Vuçiçin’, Brnabiç me shkrepse dhe urrejtje 

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabic, ka thënë se me informacionin se Gjermania do të prezantojë në Kombet e Bashkuara Rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës, duket sikur bota është kthyer përmbys.

“Unë nuk mund ta kuptoj pse Gjermania po e bën këtë, si është e mundur kjo. A nuk pyet dikush atje se çfarë shuplake është kjo për të gjithë botën dhe për të gjithë historinë” – tha Brnabić për televizionin Happy.

Duke folur për vuajtjet e popullit serb, ajo tha se kjo rezolutë fshin shekullin e 20-të dhe krijon një histori të re, një rend të ri botëror të bazuar në gënjeshtra dhe mospërfillje brutale për çdo viktimë, rregull dhe ligj.

Sipas saj, Rezoluta shkel Marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutën e Bosnjë-Hercegovinës.

“Në momentin që ke pika të nxehta nëpër botë, ata hapin një tjetër në Ballkan, që gjithsesi edhe pa kete rezolute është fuçi baruti. Ne jemi munduar për 30 vjet që të qetësojmë situatënm kurse ata po hedhin  shkrepëse që do të ndezë urrejtje. Paskesaj ata do ta marrin veten kurse ne do të qëndrojmë këtu në rajon për të gjetur një mënyrë për të qetësuar tensionet” – tha Brnabić dhe theksoi se, nëse do të ishin në pushtet nga opozita, ndoshta do të ishin edhe ata bashkësponsorizues të Rezolutës për Srebrenicën.

“Perëndimi është mësuar me keto makinacione, prandaj tani po pyesin se ku e kanë marrë guximin Serbia dhe Vuçici të na kundërshtojnë”- tha Brnabic. Sipas saj opozita ne Serbi kurrë më parë nuk e ka sulmuar kaq ashpër presidentin Aleksandër Vuçic, në momentin teksa ai po lufton që serbët të mos shpallen komb gjenocidal dhe Republika Srpska krijim gjenocidal. Elita e vetë-emëruar dhe e magjepsur po e quajnë Vucicin të pabesë, po e kërcënojnë dhe thonë se është vetëm një guaskë, një i vdekur. Do të ishte më e drejtë që të merrnin armë dhe ta qëllonin” – deklaroi Brnabic.

Continue Reading

Kosova

Treshja që organizoi sulmin e Banjskës, politikani serb tregon listen me emra

Kryetari i Lëvizjes qytetare në Serbi, ‘Odgovor’ Boban Bogdanoviç, ka nisur një fushatë për krimet e kryera nga ana e Beogradit ndaj popullsisë civile në Kosovë.

Ai ka thënë se zyrtarisht ka ngritur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, veçanërisht për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. Për mbështetje ndaj Kosovës, Bogdanovic tha se vitin e kaluar është intervistuar nga BIA serbe.

Ai gjithashtu eshte shprehur se në nëntor ka ikur nga Serbia dhe ka kërkuar azil jashtë shtetit të tij, për shkak se i është rrezikuar jeta pas gjithë aktiviteteve politike që ishin të drejtuara drejt njohjes përfundimtare të Republikës së Kosovës dhe krijimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kam shpalosur planin të cilin Aleksander Vulini dhe funksionarët e lartë të shërbimeve sekrete ruse ishin dakorduar për sulmin e dytë që do të duhej të bëhej nga Milan Radoiçiçi. Jam i bindur se pas kësaj, pasi kam alarmuar bashkësinë ndërkombëtare dhe publikun në Kosovë shpresoj se nuk do të ndodh ky plan, por gjithsesi edhe nuk mund të përjashtohet sepse Vuçici po humb durimin dhe besoj se shumë shpejt ka për të pasuar diçka shumë me të keqe se ç’ka ndodhur në Banjskë vitin e kaluar” –  deklaroi Bogdanoviç duke shtuar se SHBA dhe bashkësia ndërkombëtare nuk kanë bërë asgjë që terroristi i dëshmuar Milan RadoiçiC t’i dorëzohet gjyqësorit të Kosovës ose institucioneve ndërkombëtare.

“Ai nuk do të dorëzohet dhe do të vazhdojë të jetojë në Serbi. Dëshmitë që  ka RadojiçiCi për aktivitetet dhe veprimet kriminale të presidentit Aleksander Vuçic janë aq të shumta, sa më shumë e mban në grusht Radoiçiçi, Vuçiçin se sa e kundërta” – theksoi Bogdanoviç duke potencuar se “Treshja që ka organizuar Banjskën janë Vuçici, Vulini dhe Vojsillovici, kurse kzekutues ka qenë Radoiçici”.

Continue Reading

Kosova

Edhe kushtetuesja kundër, ja pse ‘kokat e Europës’ ngritën murin para KiE

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka thënë se Kosova nuk mund të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pa formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe teksa kjo po kërkohet nga shtetet e fuqishme anëtare të KiE, Franca, Gjermania dhe Italia, si kusht që Kosova të bëhet anëtarja e 47-të e KiE-së.

Sipas ekspertit amerikan, këto tri shtete nuk presin që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ta miratojë Asocacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Perspektiva në këtë moment që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës pa rënë dakord më parë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, praktikisht nuk ekziston. Gjermania, Franca dhe Italia në veçanti e bënë të qartë shumë javë më parë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës duhet të paraprihet nga zbatimi i Asociacionit nga Kosova. Përpjekja e kryeministrit Kurti për ta kthyer këtë rregull duke u bërë fillimisht anëtar i Këshillit të Evropës në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, thjesht u refuzua, sepse të tre vendet nuk besojnë apo presin që Gjykata domosdoshmërisht të miratojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, dhe mund ta gjejë atë në mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës” – ka deklaruar Ben-Meir duke potencuar se “Për më tepër, Kurti në thelb e ka humbur kredibilitetin e tij në Këshillin e Evropës dhe më tej, Këshilli i Evropës nuk pritet ta vendosë në agjendën e komitetit të ministrave shqyrtimin e pranimit të Kosovës në këtë organizatë”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING