Pinknews
Ndahet Brikena dhe Mateo? Çifti heqin njëri tjetrin nga Instagrami
Prej ditës së djeshme në rrjet po qarkullon lajmi se Brikena Selmani dhe Mateo Borri i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shkak për këto aludime u bë fakti që Brikena hoqi fotot me partnerin nga Instagrami dhe publikoi një emoji me zemër të thyer, duke ngritur menjëherë dyshimet te ndjekësit.
Megjithatë, burime pranë çiftit për Vip Magazine tregojnë se mes tyre nuk ka asnjë ndarje dhe se ata vijojnë të jenë bashkë dhe të lumtur. Mësohet se arsyeja pse Brikena ka hequr fotot lidhet me bashkëpunimet dhe projektet që ajo ka nisur pas daljes nga Big Brother VIP.
Nga ana tjetër, pavarësisht lëvizjeve në profilin e Brikenës, Mateo vazhdon të mbajë në Instagram një foto ku shfaqet krah saj.
Brikena njihet edhe për provokimet e saj “të lezetshme” në rrjetet sociale, duke bërë shpesh që ndjekësit të flasin dhe të aludojnë për jetën e saj private. Së fundmi në emisionin “She’s on Top” ajo u pyet nga Sara Gjordeni për dy unazat në dorë, por refuzoi të sqarojë arsyen duke lënë publikun të paqartë, ndryshe nga Mateo i cili shoi zërat për një martesë në fshehtësi.
Nga ana tjetër, së fundmi çifti është parë shumë i afërt, duke kaluar kohë edhe me familjarët e njëri-tjetrit
View this post on Instagram