Connect with us

Sport

Ndeshja me Bullgarinë, Sylvinho flet edhe për Brojën: Kualifikimi vendoset në nëntor

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot më 18:00 në “Air Albania”, sfidën miqësore me Bullgarinë. Dueli vjen pas triumfit 3-0 që tanët siguruan disa ditë më parë kundër Çekisë po në Tiranë, me duelin që vlente për grupin E të Euro 2024. Për miqësoren e së martës, trajneri Sylvinho ka dalë para medieve së bashku me portierin Thomas Strakosha. Për brazilianin e stolit rëndësi ka vazhdimësia, teksa projektohet një rotacion në formacion, për t’iu dhënë minuta lojtarëve që janë aktivizuar më pak. Sipas tij nesër do ketë 4-5 lëvizje në formacion, ndërsa ka vendosur pikat mbi “i” sa i takon “çështjes Armando Broja”. Sipas trajnerit llogaritë do bëhen në nëntor.

Ndryshime – Fjala miqësore për mua nuk ekziston. Miqësoret janë vetëm ato 11 kundër 11 që luajmë me njëri-tjetrin në stërvitje. Mund të ketë 3 apo 4, ose maksimumi 5 ndryshime. Do të respektojmë edhe klubet, për lojtarët që luajnë çdo tre ditë, por sigurisht që nuk do të bëjmë shumë ndryshime, pasi është një mundësi për të provuar variacione dhe për të vijuar procesin e rritjes. Kemi dërguar një njeri që të vëzhgojë Bullgarinë, pasi e respektojmë maksimalisht këtë përballje dhe duam të bëjmë sa më mirë.

Armando Broja – Nuk ka ndodhur asgjë. Ai vjen nga një dëmtim rreth 10 mujor, një kohë shumë e gjatë. Ka luajtur pak kohët e fundit me Chelsea-n dhe në ndeshjen e fundit atje ka luajtur vetëm pjesën e parë. Kishte një problem dhe erdhi këtu. Pasi provuam, në bashkëpunim me mjekët e Chelsea-t, vendosëm që ai nuk është në gjendje për të luajtur, ndaj u kthye atje për t’u ndjekur nga stafi i klubit anglez. Duhet shumë kujdes pas një dëmtimi si ky, ndaj është më mirë që ta ndjekin mjekët e Chelsea-t. Kjo është 100% e saktë mbi atë që ka ndodhur.

Objektivin nuk e kemi arritur akoma. E kam thënë që kemi bërë një rrugëtim shumë pozitiv deri këtu, por gara është ende e hapur dhe në nëntor, kur ta sigurojmë plotësisht biletën për në Europian, do të nisim të mendojmë sa larg mund të shkojmë. Deri në nëntor, nuk mund të mendojmë për Gjermaninë, pasi nuk jemi ende atje”, tha Sylvinho.

Portieri Thomas Strakosha u ndal te aktivizimi në Premier League dhe konkurrenca me Berishën, teksa sipas tij trajneri ka krijuar grupin dhe ekipi është i lumtur, gjë që paraqitet edhe te rezultatet.

Debutimi në Premier League dhe Kombëtarja? Ndihem shumë mirë, jam krenar që po luaj në Premier League. Kushdo që luan në Kombëtare duhet të jenë gati dhe objektivat vlejnë. Nuk futemi për të humbur, jemi këtu për të fituar. Çdo ndeshje vlen për të kuptuar njëri-tjetrin. Jam i lumtur që jam në Premier League, kam cilësi për të luajtur aty. Nëse nuk provon nuk e di nëse është mirë apo keq. Tani dua të jem në Europian.

Ndryshimi Reja – Sylvinho? Na ka munguar grupi. Gjëja më e mirë që ka bërë trajneri është krijimi i këtij grupi, jemi pranë njëri-tjetrit. Tani që jemi afër Euro 2024 po mendojmë si do luajmë në Europian. Na duhet edhe një pikë, por ekipin e kemi për të provuar diçka më shumë se thjesht të luajmë” tha Strakosha.

Renditja e Grupit E:

Trajneri përgjigjet për rinovimin, Sylvinho vendos pikat mbi ‘i’: Në Kombëtare s’ka ‘çështje Broja’, ja pse mungoi sulmuesi

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka folur para miqësoren me Bullgarinë (nesër 18:00 në ‘Air Albania’), duke shpjeguar edhe mungesën e Armando Brojës në ndeshjen e fituar 3-0 disa ditë më parë kundër Çekisë.

“Doja t’i përgjigjesha edhe një pyetjeje për Strakoshën. Unë kam luajtur 2-3 vite në Premier League dhe është diçka fantastike. Nuk mund t’i heqësh mundësinë një lojtari për të luajtur në kampionatin anglez. Të dy portierët që kemi, janë shumë të mirë dhe janë shfaqur në lartësinë e duhur. Kanë shumë eksperiencë dhe do të alternohen, në varësi të formës që kanë kur vijnë në kombëtare.

-Më në fund një miqësore, pas 10 muajsh në drejtimi ne Kombëtares. A do të ketë ndryshime të shumta në formacion nesër, për të luajtur ata që kanë marrë më pak minuta apo do të provoni ndonjë plan B me titullarët që keni?

Fjala miqësore për mua nuk ekziston. Miqësoret janë vetëm ato 11 kundër 11 që luajmë me njëri-tjetrin në stërvitje. Mund të ketë 3 apo 4, ose maksimumi 5 ndryshime. Do të respektojmë edhe klubet, për lojtarët që luajnë çdo tre ditë, por sigurisht që nuk do të bëjmë shumë ndryshime, pasi është një mundësi për të provuar variacione dhe për të vijuar procesin e rritjes. Kemi dërguar një njeri që të vëzhgojë Bullgarinë, pasi e respektojmë maksimalisht këtë përballje dhe duam të bëjmë sa më mirë.

-Çfarë ndryshon te lojtarët heqja e konceptit miqësore apo zyrtare?

Edhe vetë lojtarët e kuptojnë rëndësinë e këtij takimi, që e sheh gjithë bota. Të gjithë kanë mundësinë të tregojnë cilësitë e tyre. Nuk do të bëj emra, por të paktën 4 futbollistë do të ndryshojnë nesër.

-Është përfolur në media për një përplasje tuajën me Armando Brojën. A keni një koment mbi çfarë ka ndodhur?
Nuk ka ndodhur asgjë. Ai vjen nga një dëmtim rreth 10 mujor, një kohë shumë e gjatë. Ka luajtur pak kohët e fundit me Chelsea-n dhe në ndeshjen e fundit atje ka luajtur vetëm pjesën e parë. Kishte një problem dhe erdhi këtu. Pasi provuam, në bashkëpunim me mjekët e Chelsea-t, vendosëm që ai nuk është në gjendje për të luajtur, ndaj u kthye atje për t’u ndjekur nga stafi i klubit anglez. Duhet shumë kujdes pas një dëmtimi si ky, ndaj është më mirë që ta ndjekin mjekët e Chelsea-t. Kjo është 100% e saktë mbi atë që ka ndodhur.

-A mund të synojë Shqipëria diçka më shumë në Europian?

Objektivin nuk e kemi arritur akoma. E kam thënë që kemi bërë një rrugëtim shumë pozitiv deri këtu, por gara është ende e hapur dhe në nëntor, kur ta sigurojmë plotësisht biletën për në Europian, do të nisim të mendojmë sa larg mund të shkojmë. Deri në nëntor, nuk mund të mendojmë për Gjermaninë, pasi nuk jemi ende atje.

-Ju vjen keq që ndeshjen e parë në mars e luajtët me Poloninë?

Sigurisht nuk e njihja mirë ekipin dhe kemi punuar shumë me stafin për të ndjekur lojtarët. Ishte një kundërshtar i fortë dhe një mundësi e mirë, pasi pashë shumë gjëra mbi të cilat duhej të përqendroheshim. Falë atij takimi të fortë, pata mundësi të njoh më mirë lojtarët dhe të përgatis më mirë ndeshjet e qershorit.

-Sa e vlerësoni Bullgarinë? A mund të na jepni recetën e suksesit, pasi nuk po arrijmë ta gjejmë?

Unë kam ndjekur diçka nga Bullgaria, në ndeshjet e grupeve. Dy pikë dhe nuk është e drejtë, por unë mendoj se është një skuadër shumë e rëndësishme. Mbrohen mirë me një bllok me 5 lojtarë, me futbollistë të gjatë dhe të fortë fizikisht. Në futboll nuk ka një sekret, por duhet që të gjithë të mendojnë njësoj, për të njëjtin drejtim apo objektiv. Ne jemi në rrugën tonë, të kënaqur me atë që kemi arritur, por e dimë që kemi ende shumë për të bërë.

-A jeni gati të firmosni një kontratë të re, për të na udhëhequr edhe në eliminatoret e Botërorit të ardhshëm?

Ne mendojmë të gjithë njësoj. Nuk e kemi mbaruar rrugëtimin tonë dhe flasim çdo ditë për t’u përgatitur për dy ndeshjet e nëntorit. Jemi me mendjen në nëntor, unë me stafin tim, por edhe Federata. Djemtë po bëjnë shumë mirë, me nëj shpirt skuadre të bukur dhe të fortë. Lojtarët luajnë me shpirt e zemër, dhe djersijnë shumë në fushë”, tha Sylvinho.


Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër më 18:00 në “Air Albania”, sfidën miqësore me Bullgarinë. Dueli vjen pas triumfit 3-0 që tanët siguruan disa ditë më parë kundër Çekisë po në Tiranë, me duelin që vlente për grupin E të Euro 2024.

Thomas Strakosha, portieri i Brentford në Premier League tha se këtë e shohin si një ndeshje zyrtare.

Debutimi në Premier League dhe Kombëtarja? Ndihem shumë mirë, jam krenar që po luaj në Premier League. Kushdo që luan në Kombëtare duhet të jenë gati dhe objektivat vlejnë. Nuk futemi për të humbur, jemi këtu për të fituar. Çdo ndeshje vlen për të kuptuar njëri-tjetrin.

Jam i lumtur që jam në Premier League, kam cilësi për të luajtur aty. Nëse nuk provon nuk e di nëse është mirë apo keq. Tani dua të jem në Europian.

Në Kombëtare jemi të lumtur, duket edhe nga jashtë. Kjo është ajo që na ka munguar gjithë ato vite. Grupi të bën të ndihesh mirë dhe të kesh rezultate.

Ndryshimi Reja – Sylvinho? Na ka munguar grupi. Gjëja më e mirë që ka bërë trajneri është krijimi i këtij grupi, jemi pranë njëri-tjetrit. Tani që jemi afër Euro 2024 po mendojmë si do luajmë në Europian. Na duhet edhe një pikë, por ekipin e kemi për të provuar diçka më shumë se thjesht të luajmë.

Derbi me Berishën për një vend në Europian – Kemi edhe shtatë muaj për Europianin, nuk i dihet në jetë. Jam i lumtur që jam me Kombëtaren dhe kam shëndet të mirë.

Bullgaria – Presim një ekip që do mbrojë dhe do na sulmojë me goditje standarte. E shohim si një ndeshje zyrtare, vetëm kështu do kemi një mënyrë loje”, tha Strakosha.

Sport

VIDEO/ Real Madrid shkëlqen ndaj Cadiz, afrohet edhe më shumë me titullin

Real Madrid fitoi 3-0 ndaj Cadiz, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Los Blancos vendosën ndeshjen vetëm në pjesën e dytë, me mysafirët që rezistuan 45 minuta.

Diaz zhbllokoi takimin, ndërsa Bellingham dhe Joselu ndezën akoma më shumë festën në shkallët e stadiumit. Me këtë rezultat, madrilenët vazhdojnë të marshojnë drejt titullit kampion.

Continue Reading

Sport

UEFA bën Silvinjon me dhimbje koke para Europianit/ Ia ul të gjithë në stol, por e lë të zgjedhë sa lojtarë do me vete

UEFA më në fund ka vendosur edhe detajet se si do të jenë përbërjet e skuadrave pjesëmarrëse në EURO 2024. Sipas agjencisë “ANSA”, kërkesa e trajnerëve është pranuar, duke çuar në 26 numrin e futbollistëve për çdo ekip pjesëmarrës. Por jo vetëm kaq.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ky vendim shoqërohet edhe nga ai sipas të cilit trajnerët do të kenë të gjithë lojtarë në dispozicion, pra duke “zgjeruar pankinat” që të gjithë lojtarë të jenë në stol gjatë ndeshjes dhe jo duke çuar 3 në tribunë siç ndodhi për EURO 2020.

Për më tepër, gjithçka do të jetë me të drejtë zgjedhje. Trajnerët do të kenë mundësi të grumbullojnë nga 23, deri në 26 lojtarë për aktivitetin, sipas dëshirës së tyre. Ndaj do të jetë në dorën e Silvinjos për të zgjedhur nëse do të marrë 26 futbollistë me vete në Gjermani, apo nëse do i qëndrojë besnik idesë së tij që me 23 lojtarë përgatitet më mirë aktiviteti.

RREGULLORJA – Sipas rregullores që UEFA ka vendosur për Kampionatin Europian, lista që trajnerët e kombëtareve do të zgjedhin duhet të dorëzohet më datën 7 qershor dhe pas kësaj dite nuk mund të ndryshohet asnjë lojtar për arsye të thjeshtë. Por, vetëm në rastin se dikush dëmtohet, atëherë çdo kombëtare ka të drejtë ta zëvendësojë, por vetëm një lojtar.

 

 

Pasi e ka kryer këtë zëvendësim në listë, e vetmja lëvizje që mund të bëjë është në portë. Nëse një portier dëmtohet, çdo skuadër ka të drejtë të marrë një tjetër, edhe pse Europiani mund të ketë filluar. Kështu, shumica e ekipeve kanë lënë një takim miqësor më datën 6-7 qershor dhe pas ndeshjes të vendosin për listën përfundimtare që do të dorëzojnë.

 

Continue Reading

Sport

Pyetja që “sikletosi” ish-trajnerin e Romës/ Mourinho: Kështu më shkatërroni fundjavën!

Pasi mbylli bashkëpunimin me Romën, e ardhmja e Jose Mourinhos është shndërruar në një nga temat më të nxehta për median sportive.

Luzitani ka disa opsione ndërsa një prej tyre është edhe rikthimi në Portugali te Benfica.

Megjithatë, vetë Mourinho kërkon që për momentin të mos japë asnjë të dhënë për eksperiencën e radhës teksa i pyetur për Benficën në një event të mbajtur në Portugali, theksoi se këto lloj pyetjesh nuk i duken etike.

“Benfica? Ju lutem mos më bëni pyetje të tilla sepse më shkatërroni fundjavën. Nuk më pëlqen aspak, sidomos kur bëhet fjalë për një klub që e ka një trajner. Gjithmonë e kam mbajtur veten larg sjelljeve të tilla që për mua nuk janë aspak etike”, u shpreh Mourinho./ Supersport

Continue Reading

Sport

I përfshirë në baste sportive, Federata Angleze e Futbollit pezullon Sandro Tonalin

Federata Angleze e Futbollit ka pezullar për dy muaj mesfushorin e Newcastle, Sandro Tonali. Shkak për këtë vendim është bërë përfshirja e italianit në baste sportive, të cilat nuk lejohen për futbollistët profesionistë.

“Mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali, është pezulluar për dy muaj nga futbolli konkurrues nga një Komision Rregullator i pavarur pasi vetëdeklaroi shkelje të Rregullave të basteve të FA”.

“Ai gjithashtu është gjobitur me 20,000 paundë dhe është paralajmëruar nga FA për sjelljen e tij në të ardhmen”.

“Periudha e ndalimit është pezulluar plotësisht për kohëzgjatjen e sezonit 2024-25, që do të thotë se ai do të jetë në dispozicion për t’u rikthyer në futbollin konkurrues pas përfundimit të një sanksioni ekzistues dhjetë mujor të vendosur nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) më 27 tetor 2023”.

Continue Reading

Sport

Bie sistemi për biletat Euro 2024, tifozët ‘shpërthejnë’ në rrjet

Teksa vetëm disa javë ndajnë nga fillimi i Europianit, kanë filluar të shfaqen problemet e para me sistemin e biletave dhe organizimin. UEFA njoftoi se do të ketë një sasi biletash shtesë, me tifozët që iu desh të nxitojnë për të siguruar një të tillë, teksa u vu re edhe çmimi “i kripur” i tyre. Por nuk mbaroi me kaq, pasi bllokimi i shpeshtë i sistemit ka sjellë pakënaqësi te tifozët.

Biletat shtesë që janë në dispozicion do të përfshijnë biletat e ofruara për rishitje përmes platformës zyrtare të rishitjes në mars/prill, bileta të vëna në dispozicion pas finalizimit të konfigurimeve të stadiumeve dhe një numër të konsiderueshëm biletash me pamje të kufizuar me çmime më të ulëta.

Shitjet e minutës së fundit do të zhvillohen në bazë të prioritetit të aplikimit, derisa të shiten të gjitha biletat, dhe ky është shansi i fundit për tifozët që të blejnë bileta për të ndjekur ndeshjet e Euro 2024 në stadium. Numri i biletave të disponueshme do të ndryshojë nga ndeshja në ndeshje. Në total, do të nxirren në shitje më shumë se 100,000 bileta.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING