Sport
Ndodh mrekullia amerikano-latine, Ekuadori mund me përmbysje Gjermaninë dhe kualifikohet si vend i tretë
Ekuadori ka arritur një fitore të madhe ndaj Gjermanisë në “MetLife Stadium”, me rezultatin 2-1, duke siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt.
Pjesa e parë nis “zjarr”. Që në minutën e dytë Gjermania tregon se edhe pse e kualifikuar, nuk ka ndërmend të ulë ritmin. Leroy Sane arrin të shënojë, duke hapur shumë shpejt ndeshjen.
Ekuadori e ka si një ndeshje për jetë a vdekje dhe pavarësisht supremacisë së kundërshtarit nuk ka ndërmend të dorëzohet.
Në minutën e nëntë Nicolas Pepe arrin të barazojë dhe të rihapë ndeshjen. Edhe pas golit për pak minuta ekuadorianët arrijnë të dominojnë, por në metrat e fundit nuk kanë fantazi.
Në anën tjetër, me kalimin e minutave Gjermania e merr lojën nën “frerë” dhe rrezikon në disa raste me Musialën apo Havertz, por mbrojtësit kundërshtarë arrijnë të bllokojnë në momentet finale me ndërhyrje vendimtare.
Fraksioni i parë mbyllet në barazim 1-1, nën një ritëm mjaft të shpejtë loje dhe futboll të kënaqshëm.
Pjesa e dytë foli më shumë për amerikano-latinët, të cilët gjetën golin e përmbysjes së madhe në minutën e 78’ të takimit me Platën.
Kështu, Ekuadori shkon në kuotën e katër pikëve dhe renditet mes vendeve të treta më të mira për të avancuar më tej.
Ndërkohë, Gjermania e kishte siguruar që në ndeshjen e dytë vendin e parë në Grupin E.