✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Ndoka përplaset me Berishën: Ia kemi përsosur sistemin Ramës…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është mbledhur me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar në selinë e PD-së, ku në fokus të diskutimeve është edhe reforma territoriale.

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka kritikuar mënyrën se si PD-ja është përfshirë në procesin e rishikimit të hartës territoriale. Ndoka tha se opozita duhej të kishte përcaktuar që në nisje qëndrimin e saj për numrin e bashkive dhe mënyrën se si do të ndryshohej sistemi.

Sipas tij, procesi i konsultimeve nuk ka qenë transparent për partitë aleate dhe propozimi i PD-së për rritjen e numrit të bashkive nuk është i mjaftueshëm. Ndoka tha se Shqipëria mund të ketë edhe 200 bashki, duke e lidhur këtë me nevojën, sipas tij, për të ruajtur pluralizmin politik.

Ndoka kritikoi gjithashtu bojkotin e zgjedhjeve dhe paralajmëroi kundërshtimin e çdo reforme zgjedhore që, sipas tij, miratohet në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Ai kërkoi që opozita të ndërmarrë një aksion politik konkret dhe jo vetëm protesta.

“Kjo është një opozitë në diktaturë dhe kemi vetëm dy opsione”, u shpreh Berisha në përgjigje të kritikave të Ndokës. Kreu i PD-së tha se opozita përballet me zgjedhjen mes vijimit të betejës brenda institucioneve dhe daljes jashtë tyre.

Ndoka: “Është gabim që në zanafillë që morëm pjesë në komisionet e rëndësishme që në hapat e parë. Nuk u konsultuam me mazhorancën në parim për uljen apo rriotjen e numrit të bashkive. Nuk u qartësuam nëse do të ndryshohej sistemi apo do të përmirësohej.

Ky sistem i jep goditje pluralizmit. Këto komisione e di sesi funksionojnë, ka një marrëveshje të hapur mes tyre. Ju vazhduat një tur dëgjesash, menduam se keni një konsensus me mazhorancën dhe lu lamë të vazhdonit. Dëgjesat dukeshin si muaj mjalti mes anëtarëve të dëgjesave nëpër qytete.

Ne si parti aleate nuk u njoftuam fare, nuk dinim as kur organizoheshin dëgjesat. Në fund u vumë përballë një fakti të kryer. Për mua as propozimi i PD nuk është i mjaftueshëm, Franca ka mbi 30 mijë komuna. Këtu ka një tendencë doktor, ka një tendencë që të goditet pluralizmi.

Edhe numri 100 duhej të ishte shumë më i madh. Kemi mundësitë për të pasur 200 bashki në vend. Kjo është epërsia jonë si të djathtë, emrat. Dhe ne kemi pasur gjithnjë emra cilësorë, ndryshe nga ana tjetër. Edhe njësitë administrative ja lamë në dorë kryetarit të bashkisë, përse të ja lëmë në dorë bashkisë. Ne për fartin e keq ia kemi përsosur sistemin e tij Ramës.

Me bojkotin e zgjedhjeve dhe daljen nga sistemi. Me këtë dhuratë është bërë shumë më i rrezikshëm. Unë e shoh shumë të vështirë largimin e tij me votë. Ne mund ta bllokojmë këtë njeriun që të mos e lejojmë të bëjë zgjedhje. Nuk mund të miratojmë as reformë zgjedhore. Si mund të vendosin në mënyrë të njëanshme dhe të shkojmë me ta?

Çfarë po bën ky me këtë reformë, po ndan arat e Kristaq Ramës? Ky është aksion politik, jo të thirrim një protestë kot, pa një lëvizje dhe ide konkrete. Pakënaqësia ndaj Ramës është e madhe, por ai shfrytëzon këto mekanizma. Këto takime duheshin bërë më parë, që fjala jonë të kishte vend”.

Berisha: “Faleminderit për vërejtjet. Kjo është një opozitë në diktaturë dhe kemi vetëm dy opsione. Është diktaturë e bazuar në fuqinë e parave të drogës. Opozita ose vendos të dalë jashtë institucioneve, ose të vazhdojë betejën brenda institucioneve. Sesi e bllokon kur merr 83 mandate, unë nuk e di. Po nuk more pjesë në zgjedhje, ai i zhvillon siç e bëri”.

Advertisement