Connect with us

Lifestyle

Ndonjëherë edhe miqtë e mirë na lëndojnë

Miqtë që janë shumë egocentrikë dhe negativë mund të na bëjnë shumë dëm për shëndetin tonë mendor: Me qëndrimin e tyre ata rrezikojnë të na vjedhin lumturinë dhe është më mirë të ndahemi prej tyre. Edhe pse ndonjëherë mund të jetë po aq e dhimbshme sa kur ndahemi me partnerin.

Miqtë e vërtetë, fiksojeni mirë në mendje, janë ata që na inkurajojnë dhe na respektojnë.

Mbaji lajmet e mira për veten tënde

A nuk doni të tregoni se keni qenë të promovuar në punë? Apo së shpejti do të keni një fëmijë? Arsyeja e pavetëdijshme për të fshehur lumturinë tuaj mund të jetë se shoku apo shoqja juaj është ziliqar apo xheloz. Dhe preferoni të qëndroni të qetë në mënyrë që të mos ushqeni ndjenjat e tij negative ndaj jush.

Por, a duhet të sillet një mik i vërtetë kështu? Ai duhet ta ndajë lumturinë me ju, jo t’ju ketë zili.

Nuk keni kurrë mundësi të flisni

Ndodh që ju të filloni të tregoni se keni zbuluar një restorant të mrekullueshëm të peshkut. Por, miku juaj ndërhyn menjëherë duke u treguar përvojën e tij të tmerrshme në një klub të ri.

Me pak fjalë, ai dëshiron të flasë vetëm ai dhe kur ti flet mezi të dëgjon. Një mik i mirë duhet të jetë në gjendje t’ju dëgjojë dhe “shokët toksikë” kanë tendencë të jenë vetë referues. Duhet t’i kushtohet shumë vëmendje kësaj dinamike:.

Miqësia duhet të jetë një rrugë me dy kalime dhe duhet ta dëgjoni njëri-tjetrin reciprokisht.

Gjykime të shumta

Pse e ftove vjehrrën në darkë? Pse i veshe ato këpucë? Pse shkove në atë festë? Nëse shoku juaj gjykon gjithmonë vendimet dhe mendimet tuaja, kjo do të thotë se ai nuk respekton vlerat tuaja. Do të ishte më mirë të ndërprisnit marrëdhëniet. Miqtë duhet të stimulojnë në mënyrë konstruktive dhe të kuptojnë nevojat e njëri-tjetrit.

Miqësia është një drejtim

Në miqësi, secili ka një kontribut: dikush mund të jetë më i mirë në bërjen e projekteve të përbashkëta, dikush tjetër është një dëgjues i mirë dhe kështu me radhë. Por kur gjithmonë miqtë na thirrin kur kanë dicka, atëherë ndoshta ka diçka të gabuar: Miqtë që na kërkojnë vetëm kur na nevojiten nuk janë miq të vërtetë.

Vetëm ankohet

Gjithkush mund të ketë një ditë të keqe dhe ankimi ndonjëherë është një shpërthim i madh. Por nëse një mik kalon ditën duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët (duke përfshirë edhe ju) në vend që të bëjë diçka për të ndryshuar një situatë që nuk i pëlqen, nuk është sjellje konstruktive dhe mund të dëmtojë në një afat të gjatë.

Ju drejton në vendime të gabuara

A ju shtyn shoku juaj të bëni diçka të gabuar që nuk donit ta bënit? Ndoshta ai ju ofron një cigare kur doni të hiqni dorë? Apo më keq ju bind për të marrë një pije tjetër kur e di që do të jeni në timon? Një mik i vërtetë nuk do t’ju shtyjë për t’ju vënë në rrezik ose gjithsesi të bëni diçka që nuk dëshironi, shkruan bota.al. Shpesh ky lloj i njerëzve i çon të tjerët në një sjellje jo të shëndetshme. Në mënyrë që ata të ndjehen më pak fajtorë për veprimet e tyre. Më mirë të qëndrosh larg.

Nuk është i besueshëm

Ju keni organizuar një darkë me mikun tuaj prej kohësh dhe në momentin e fundit ju tregon se ai nuk mund të vijë. Sepse është vonë për punë ose ka dhimbje koke, apo më keq akoma ka harruar.

Dhe ndoshta ju punoni shpesh në mbrëmje

Programi i planifikuar ishte mbrëmja e vetme e lirë pas një kohe të gjatë. Kjo sipërfaqësi tregon se shoku në fjalë ka pak respekt për kohën tuaj, nëse nuk është një episod sporadik dhe i jashtëzakonshëm. Mesazhi, jo shumë i mbuluar, është: “Nuk ia vlen që të dalë me ju”. Miqtë e mirë duhet të jenë të besueshëm.

Shumë ngjitës

Miku yt dëshiron miratimin tuaj për çdo vendim që ai bën. Ose ju kërkon çdo fundjavë për të dalë dhe ju kërkon llogari pse nuk u përgjigjeni menjëherë mesazheve të tij. Duket se nuk ia del dot pa ju, dhe është një varësi e vërtetë. Në këto raste, nëse miqësia bëhet shumë e ngjitshme dhe mbytëse. Eshtë më mirë të flitet për të, duke ftuar mikun që të marrë një hap prapa.

Është gjithmonë kritik

Negativiteti i shumtë lëndon. Nëse shoku juaj vazhdimisht e kritikon restorantin ku shkoni, festën me miqtë e kështu me radhë, marrëdhënia ka gjasa që të përkeqësohet: është e vështirë të jesh optimist nëse jeni të rrethuar nga njerëz që vetëm kritikojnë apo shohin vetëm zi. Më mirë sqarohuni dhe mundoheni që të gjeni një pozitivitet të vogël: por nëse gjërat nuk ndryshojnë, zgjedhja e duhur është të largoheni.

Lifestyle

Pse duhet të konsumoni sa më shumë arra

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez.

Disa nga arsyet pse duhet të hani arra rregullisht është sepse:

Arrat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Studimet kanë zbuluar se arrat janë në gjendje të ulin nivelin e kolesterolit.

Arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa kancereve

Për shkak të shumë antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese anti-inflamatore që gjenden te arrat, komuniteti shkencor ka zbuluar se arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë atë të gjirit, kolorektalin dhe prostatën.

Arrat mbështesin funksionin e mirë të trurit

Disa studime sugjerojnë se arrat janë të mira për trurin dhe kujtesën tuaj. Një studim zbuloi se arrat përmirësonin ndjeshëm aftësitë e të mësuarit, kujtesën dhe ankthin.

Arrat ju ndihmojnë të keni një plakje të shëndetshme

Arrat janë të mbushura me lëndë ushqyese të shëndetshme që përmirësojnë trurin tuaj dhe ju ndihmojnë të plakeni mirë.

Një studim vëzhgues i mbi 50,000 grave të moshuara tregoi se ato me dietat më të shëndetshme kishin një rrezik 13% më të ulët të problemeve shëndetësore dhe arrat ishin ndër ushqimet që dhanë kontributin më të fortë në një dietë të shëndetshme.

Continue Reading

Lifestyle

Kjo është shenja më e zgjuar e Horoskopit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të inteligjencës – disa janë të lindura, dhe disa i fitojmë gjatë jetës.

Disa njerëz instinktivisht dinë të reagojnë në situata të reja, dhe disa reagojnë bazuar në përvojat e kaluara. Këto janë të gjitha gjëra që përcaktojnë inteligjencën e dikujt, dhe ka faktorë të tjerë. Njëra prej tyre është astrologjia.

Çdo shenjë e zodiakut ka specifikat e veta dhe secila është e veçantë në diçka. Thuhet se Dashi është i pavarur, Akrepat janë besnikë dhe Virgjëreshat janë të organizuara.

Studiuesit britanikë u përpoqën të përcaktonin se cila ishte shenja më e zgjuar, dhe për ta bërë këtë, ata e bazuan kërkimin e tyre në numrin e çmimeve Nobel të dhëna që nga viti 1901.

Binjakët janë treguar të jenë shenja më e zgjuar e zodiakut.

Anëtarët e kësaj shenje morën 97 çmime Nobel në shekullin e kaluar, që është padyshim një arritje mbresëlënëse. Edhe pse mund të mos keni qenë nxënësi më i mirë në shkollën e mesme, tani mund të jetë koha për ta ndryshuar atë dhe për të përqafuar aftësitë tuaja.

Binjakët konsiderohen si shenja më e zgjuar sepse ata gjithmonë përpiqen të jenë më të mirët dhe u pëlqen të mësojnë gjëra të reja, shkruan Astrofame.

Kurioziteti i tyre natyror do të thotë që atyre u pëlqen të sfidojnë veten dhe të shkëlqejnë në gjithçka.

Continue Reading

Lifestyle

Njerëzit inteligjentë e gjejnë më vështirë dashurinë e jetës

Njerëzit inteligjentë janë më analitikë kur është fjala për dashurinë. Kjo për shkak se njerëzit inteligjentë kanë tendenca të kenë parashikime më të mira sesa të tjerët.

Kur i përmendim ‘parashikimet’, fjala është për aftësinë e të analizuarit një situatë, të rikujtoni përvojat e kaluara relevante dhe t’i shikoni mundësitë adekuate për të ardhmen.

Nëse këtë mentalitet e aplikoni edhe në lidhje të dashurisë, njerëzit inteligjentë largohen më shpejt nga lidhja kur shfaqen shenjat e para të telasheve, transmeton Ekonomia Online. Pra, nëse përvoja është mësuesi më i mirë, atëherë njerëzit e mençur do të mbështeten në të për t’i marrë vendimet.

Inteligjentët “mbrohen”

Efekt tjetër anësorë i të mbështeturit në përvojë kur është fjala për dashurinë, është se inteligjentët kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë. Ata kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitik asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.

Për këtë arsye, njerëzit tjerë mendojnë se personi është i ftohët – karakteristikë të cilën askush nuk e dëshiron te një partner.

Njerëzit inteligjentë duan vet të jenë beqarë

Njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë analitikisht, edhe kur vjen fjala për gjërat si lidhjet e dashurisë. Prandaj, njerëzit inteligjentë e kuptojnë se të qenit vetëm është më mirë sesa të qenit me personin e gabuar. Ky është vendim tejet i menduar dhe i arsyeshëm.

Pra, në esencë, njerëzit inteligjentë janë beqarë sepse duan të jenë beqarë.

Continue Reading

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING