Connect with us

Politike

Ndrenika: Shembja e teatrit ishte debat politik mes PD dhe PS

Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka folur lidhur me takimin që pati në gjykatë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë një interviste telefonike për Top Channel, Ndrenika u shpreh se Veliajn e njeh që kur ai ishte në klasën e shtatë.

Aktori tha se teatri i vjetër ishte një kalbësirë, ndërsa theksoi se shembja e tij ishte debat politik mes PD dhe PS.

“Unë kam miqësi me Veliajn që kur ka qenë nxënës në 7-vjeçare. Unë e kam ndier si djalin tim të adaptuar, e kam dashur. Kohët e fundit nuk kemi pasur shumë lidhje, por i kam vajtur ndonjëherë për kafe. Më donte dhe e doja.

Historikisht të gjithë paraardhësit e mi në art thonin se kur do të bëhet një teatër i ri. Ajo ndërtesë që na mbajti për 50 vite ishte një kalbësirë. Konflikti për prishjen më së shumti ishte debat politik mes PD dhe PS. Kolegët pothuajse të gjithë më kanë thënë se kam bërë shumë mirë që kam vajtur”, tha Ndrenika.

Advertisement