Aktualitet
‘Ne duam të hamë, të pimë dhe të q***’/ I riu nuk përmbahet në protestë
Njëjtë si dhe në protestat e kaluara, edhe në këtë ditë të 49-të, qytetarë të ndryshëm u ngjitën me radhë dhe morën mikrofonin për të mbajtur fjalën e tyre.
Por, fjalimi i atij që menjëherë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe detyroi madje dhe organizatorët që të reagonin ishte ai i një të riu, i cili përpos halleve dhe shqetësimeve të veta, duke mos lënë pa përmendur as shkakun që i ka mbledhur të gjithë bashkë për të protestuar, degjeneroi “kërkesat” e veta në prani të familjarëve e fëmijëve të shumtë.
Teksa mbante mbi supe flamurin kuqezi, i riu artikuloi një fjali e cila nuk ishte dëgjuar deri në këtë ditë të 49-të të protestës.
“Shqipëria është e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve. Ne duam të hamë, të pimë dhe të q*më”, tha protestuesi, të cilit menjëherë iu hoq mikrofoni nga organizatorët.
Deklarata e këtij të riu ka sjellë dhe reagimin e vetë deputetit socialist, Ulsi Manja i cili teksa ka shkëputur këtë fragment ka shkruar: “Ndiqeni këtë video të transmetuar drejtpërdrejt sonte nga protesta. Kjo nuk është protestë qytetare, por rrugaçëri. Turp”.