Connect with us

Kronike

Në kërkim për kultivim drogë, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohen se kishin përshtatur dy banesa për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në pranga kanë rënë Arjon Beqiri, 28 vjeç, dhe Samuel Bercaj, 25 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim që prej janarit të këtij viti.

Sipas Policisë, dy të rinjtë, në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin përshtatur dy banesa në fshatin Barbullush, ku dyshohet se kultivonin bimë narkotike përmes përdorimit të llambave.

Rasti ishte zbuluar gjatë operacionit të koduar “Neonët 5”, të zhvilluar në janar.

Dy të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Policia njofton se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Advertisement