Connect with us

Aktualitet

Në selinë e PD do ndërtohen 3 kulla, për Bashën, Bardhin dhe Berishën

Juristi Kreshnik Spahiu tha se akuzat dhe kundërakuzat për kulla brenda opozitës po e bëjnë atë banale në sy të publikut. Spahiu u shpreh se si Basha ashtu edhe Berisha kanë vite në politikë ku kanë mbajtur postet më të larta politike dhe askush nuk e beson se ata u bënë të korruptuar vetëm muajt e fundit kur i prishën marrëdhëniet mes tyre. “Jetojmë ne epokën e SPAK ku për çdo denoncim fillohet kryesisht çështja. Sot qindra funksionarë janë nën akuzë vetëm për një garazh, një apartament në plazh. Nëse do kishte veting në politikë do ishin të gjithë me pasuri të sekuestruara. Basha ka hyrë në politikë në 2005 dhe i ka pasur të gjitha postet dhe të thuash që ai është korruptuar para 2 muajsh këtë se ha njeri, të njëjtën gjë mund të themi edhe për Berishën. Aq shumë është banalizuar kjo histori sa mua nuk do më vijë çudi që ne oborrin e SHQUP ndonjë ditë të ndërtohen 3 kulla, një për Bashën, 1 për Bardhin, 1 për Berishën”, tha Spahiu në emisionin Now në Euronews Albania.

Aktualitet

‘Nuk është gazetar, por prokuror’/ Bregu: Dumani të publikojë emrat e policëve të inkriminuar

Gazetari Sokol Bregu tha se kreu i SPAK Altin Dumani duhet të dalë me emra në lidhje me eksponentët e inkriminuar në Policinë e Shtetit. Sipas Bregut, vetingu në Policinë e Shtetit duhej bërë në një mënyrë ndryshe.

“Akuzën duhet ta vërtetojë me prova z.Dumani. Nëse z.Dumani njeh persona të inkriminuar në Policinë e Shtetit dhe i lë në detyrë, kjo do ishte e pafalshme për rendin dhe sigurinë publike. Nëse i referohet rasteve që mund t’i ketë në hetim, apo të disa personave të arrestuar që kanë qenë ‘uniforma blu’, ka pasur disa arreste në polici, por s’mund të kemi përgjithësim. Sepse unë njoh një numër të lartë oficerësh policie, që drejtojnë sektorin e tyre, që janë njerëz me reputacion më të madh, jo vetëm brenda Policisë së Shtetit, por edhe në shoqërinë shqiptare. Vetingu ishte një proces që s’shkoi deri në fund. Ishte i ndërtuar keq. Duhej bërë ndryshe, a ka ndonjë akuzë mbi këta dhe hetimet. Ç’është ky proces Vetingu që ke 2 apo 3 milionë lekë të pajustifikuara. Inkriminimi është shqetësues, a është rritur jashtëzakonisht. Z.Dumani duhet të jetë i hapur me publikimin e emrave, është prokuror, jo gazetar investigativ. Z. Dumani duhet të ishte më i qartë në deklaratat e tij.– tha Sokol Bregu.

Sakaq gazetari foli edhe mbi konfliktin e bashkëshortit të ministres Ibrahimaj, duke theksuar se konflikti është i zgjeruar, duke i tejkaluar përmasat e një konflikti brenda punës.

“Është fshehje apo ndikim, janë dy gjëra shumë të ndryshme. Mua s’më shqetëson fakti a i ishte apo jo në komunikatën e përditshme, por si u ndoq hetimi. Ka një problem, i godituri a ka bërë kallëzim, apo edhe ai do të tërhiqet. Në dijeninë time është raportuar si e tillë dhe të dyja palët duan të pajtohen. Ka diçka më tepër në atë situatë. I tejkalon përmasat e një konflikti brenda punës. Është një konflikt më i zgjeruar, dhe prandaj edhe i dëmtuari s’ka dashur të jetë vëmendje. Fakti që ka qenë burri i ministres mund të ketë pasur ndonjë mënyrë ndikuese për të mos ta bërë publike. Por çdo gjë lidhet me hetimin, a po bëhet hetim mbi çështjen. Dosja është në prokurori, a po heton Prokurori apo jo, kjo është… A mund ta mbyllë çështjen me një pajtim mes palëve, mund ta mbyllë. Fakti që njëri është larguar jashtë Shqipërisë, edhe ai ka një problematikë në mendjen e tij, se mos kthehet dhe ndalohet” – tha Sokol Bregu.

Continue Reading

Aktualitet

Dërgimi i trupave në Ukrainë/ Shpërthen Macron: Nëse Rusia shkon më larg do detyrohemi…

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përsëriti të enjten se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, duke shtuar se kjo çështje do të bëhej “legjitime”, nëse Rusia depërton përtej vijave ukrainase të frontit dhe nëse Kievi e bën një kërkesë të tillë.

Ai i bëri këto deklarata në një intervistë për Economist, që u publikua më 2 maj.

Ekonomist tha se Macron e dha këtë intervistë, pasi e mbajti një fjalim javën e kaluar, kur deklaroi se Evropa është “e vdekshme” dhe “mund të vdesë”, pjesërisht për shkak të kërcënimit që paraqet agresioni rus, pasi Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

“Nuk e hedh poshtë asnjë mundësi, sepse ne po përballemi me dikë i cili nuk e hedh poshtë asnjë mundësi”, tha Macron kur u pyet nëse ende u qëndron komenteve që i bëri në fillim të këtij viti, kur tha se nuk e përjashton mundësinë që Perëndimi të dërgojë trupa në Ukrainë.

Disa analistë besojnë se Rusia mund të jetë buzë fillimit të një ofensive të re shumë të madhe në Ukrainë.

Macroni tha se “nëse Rusia vendos të shkojë më larg, ne do të detyrohemi, në çdo rast, t’ia bëjmë vetes këtë pyetje” për dërgimin e trupave në Ukrainë. Ai e përshkroi një lëvizje të tillë si “paralajmërim strategjik për homologët e mi”.

Ai e përshkroi Rusinë si një “fuqi e destabilizimit rajonal” dhe si “kërcënim për sigurinë e evropianëve”.

“E kam një synim të qartë strategjik: Rusia nuk mund të fitojë në Ukrainë”, theksoi Macron.

“Nuk do të ketë siguri në Evropë, nëse Rusia fiton në Ukrainë. Kush mund të pretendojë se Rusia do të ndalet aty? Çfarë sigurie do të ketë për vendet e tjera fqinje, Moldavinë, Rumaninë, Poloninë, Lituaninë dhe të tjerët?” pyeti ai./ REL

Continue Reading

Aktualitet

U përplas teksa po kalonte rrugën, 70-vjeçarja shqiptare në Itali ndërron jetë pas dy ditësh në spital

Një 70-vjeçare shqiptare e cila ishte përplasur nga makina para dy ditësh në qendër të Kremones ka ndërruar jetë në spital.

Gjendja e saj, e cila menjëherë pas aksidentit nuk dukej kritike për jetën, u përkeqësua për shkak të një hemorragjie në tru. Ndonëse iu nënshtrua një operacioni, ajo nuk mundi të mbijetonte.

Viktima po kalonte Corso Cavour rreth orës 10 të mëngjesit, kur ajo u godit nga makina. Sipas policisë e moshuara shqiptare u përplas në një vendkalim për këmbësorë.

Continue Reading

Aktualitet

E rëndë/ Ra në gropën e ashensorit, humb jetën 57-vjecari në Tiranë

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 57-vjeçar ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën.

Policia bën me dije se rreth orës 12:50 në rrugën “Aleksandër Moisiu” shtetasi I. I., 57-vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57-vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

I dehur në rrugë, vjedh një furgon dhe largohet! Arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se i kishin vjedhur automjetin e parkuar në lagjen “Kushtrimi”, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikua dhe u arrestua disa minuta pas vjedhjes së automjetit, autori i dyshuar, shtetasi D. R., 51 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas po e drejtonte automjetin e vjedhur, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Automjeti furgon tip “Benz”, i dyshuar i vjedhur nga shtetasi D. R., u sekuestrua në cilësinë e materiale.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING