Politike
“Nëse kjo protestë nuk formalizohet, do të lodhet”, avokati Petraj: Indiferenca më e madhe janë intelektualët
Avokati Edmond Petraj u shpreh se protesta që sot ishte në ditën e 19-të tregon për pabarazinë sociale në Shqipëri, që është e jashtëzakonshme.
Ai kritikoi intelektualët që i mungojnë kësaj proteste dhe u shpreh se nëse protesta nuk formalizohet, do të lodhet.
“Ajo që duhet lexuar në këto 19 ditë proteste është pabarazia sociale, që është e jashtëzakonshme.
Unë e preka që është diskriminimi social. Kemi probleme me mjekësinë, drejtësinë. Kur bëhen zgjedhje janë numrat që të çojnë atje ku duhet.
Nëse kjo protestë nuk formalizohet, kjo protestë do të lodhet. Por nuk dua që të lodhet se e ka vënë në shina këtë politikë. Të dalë Berisha dhe të tallet.
Indiferenca më e madhe janë intelektualët. Nuk mund të themi se gjithë personazhet publike, janë munduar të ngrejnë zërin dhe të bëjnë opozitarizëm.
Më shumë opozitë po bën Agroni me këto numrat modestë se sa kjo opozita reale”- tha Petraj.