Connect with us

Politike

‘Nëse shkel atje, arrestohet’, çfarë po bën Basha në SHBA

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në SHBA. Në disa foto të shpërndara në rrjet, duket Lulzim Basha dhe Presidenti i BERZH-it, Renaud Basso në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike në Uashington DC. E mesa duket, Basha nuk e ka problem procesin e pagëzuar si “kalimi i oqeanit”, edhe pse dyshohet se ka marrë para nga lobistë rus dhe për të ka nisur një hetim brenda Partisë Demokratike.

'Po shkeli atje, arrestohet!'/ Pas zhurmës për lobimin rus

Lulzim Basha në SHBA

Zhurma e lobimit rus nisi pasi “Zëri i Amerikës” publikoi detaje nga një vlerësim i inteligjencës amerikane se Rusia ka paguar mbi 300 milionë dollarë për të ndikuar tek politikanët në më shumë se 24 vende. Një burim nga administrata amerikane pretendonte se Rusia i ka paguar 500,000 dollarë Partisë Demokratike për të ndihmuar në fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ës.

'Po shkeli atje, arrestohet!'/ Pas zhurmës për lobimin rus

Lulzim Basha në SHBA

Por duket se kjo vizitë e Bashës hedh poshtë pretendimet se nëse do të shkelte në SHBA do të arrestohet. Në disa dalje të tij televizive dhe jo vetëm, Berisha ka pretenduar se ndër vite Basha anuloi një sërë udhëtimesh të planifikuara për në Shtetet e Bashkuara.

“E kuptova që atij iu refuzua viza. Kishte një sërë arsyesh, por ai anuloi udhëtimet atje. Tre javë më parë, një person që e priste atje tha se shkoi në aeroport me një limuzinë për të, por ai (Basha) nuk erdhi sepse kishte frikë se do të arrestohej sapo të shkelte në tokën amerikane”, thoshte Berisha në dhjetor.

Por duket se ish-kryedemokrati nuk ka asnjë problem me drejtësinë amerikane.

Advertisement