Connect with us

Bota

Netanyahu paralajmëron Iranin: Goditja tjetër do të jetë e fuqishme!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli po ‘përmbahet’ duke pezulluar për momentin sulmet ndaj Iranit, pavarësisht tensioneve në rritje në rajon.

Në një deklaratë televizive, Netanyahu tha se Irani dhe Hezbollahu janë aktualisht më të dobët se më parë, por shtoi se situata mbetet e paqëndrueshme dhe një përballje e mëtejshme nuk mund të përjashtohet.

Ai paralajmëroi se në rast të sulmeve të reja ndaj Izraelit nga ana e Iranit, qeveria e tij do të përgjigjet me forcë dhe do të ushtrojë të drejtën e vetëmbrojtjes.

Netanyahu përmendi gjithashtu bisedat e tij me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin, sipas tij, ka qenë në kontakt që nga fillimi i sulmeve të fundit të dielën.

Advertisement