Connect with us

Sport

Prek zemrat/ Ish-ylli holandez jep lamtumirën kapitenit legjendar Franco Baresi

Bota e futbollit vijon të nderojë kujtimin e legjendës së Milanit dhe Italisë, Franco Baresi, i cili u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare. Lajmi ka sjellë reagime emocionale nga ish-bashkëlojtarë, klube dhe figura të njohura të futbollit botëror.

Mes homazheve më prekëse është edhe ai i ish-yllit holandez Ruud Gullit, një prej protagonistëve të Milanit të madh të fundviteve ’80 dhe fillimit të viteve ’90.

Në një postim në Instagram, Gullit shkroi: “Pusho në paqe Franco Baresi, përgjithmonë kapiteni im”, duke shoqëruar mesazhin me një fotografi ikonike nga ditët e lavdishme të kuqezinjve, ku ai mban mbi supe kapitenin legjendar gjatë festimeve në fushë.

Baresi konsiderohet një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit. Ai kaloi të gjithë karrierën e tij me Milanin, fitoi gjashtë tituj të Serie A, tre Kupa Evropiane dhe ngriti për shumë vite shiritin e kapitenit, duke u bërë simbol i klubit italian.

Mesazhi i Gullit është vetëm një nga shumë reagimet që kanë mbërritur nga personalitete të futbollit botëror, të cilët kanë vlerësuar trashëgiminë sportive dhe njerëzore të Franco Baresit, një ikonë që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Milanit dhe futbollit ndërkombëtar.

Advertisement