Sport
Neymar pranë largimit nga PSG, trokasin “blutë” e Londrës
Largimi i “pleshtit”, Leo Messi, nuk pritet të jetë e vetmja lamtumirë “bombë” në radhët e “gjigandëve” francezë të Paris Saint-Germain, me brazilianin Neymar, që mund të nisë një etapë të re të karrierës së tij këtë merkato vere.
Fillimisht, “ylli” brazilian do të vlerësohet nga tekniku Luis Enrique, si nga ana fizike, por edhe psikologjike e në rast “dështimi” në testet e spanjollit, “fantazisti’ do t’i japë “lamtumirën” përfundimtare kampionëve të Ligue 1.Përsa i përket “aventurës” së re, klubet që kërkojnë shërbimet e Neymar, sigurisht që nuk janë të pakta, por ato që përballojnë pagën e tij stratosferike, sigurisht që po. Kështu, për shërbimet e “ylli” të “seleçaos” interesohen “blutë” e Chelsea, të cilët janë në pritje të vendimit të brazilianit.