Connect with us

Kosova

Nga Banjska në Kongresin amerikan/ Kosova afër NATO-s, Serbia zhytet në vetizolim

Zhvillimet aktuale që lidhen me të ardhmen e Kosovës tregojnë se shteti më i ri në Ballkan ndodhet në një kontekst krejtësisht tjetër ndërkombëtar dhe rajonal sesa vetëm disa vite më parë.

Ndërsa Beogradi vazhdon të insistojë formalisht në politikën e “neutralitetit të statusit”, ruajtjen e Rezolutës 1244 (e cila ka shërbyer si bazë juridike për shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës) dhe neutralitetin ushtarak të Serbisë, realiteti në terren po lëviz në drejtim të kundërt.

Kosova po e thellon gradualisht integrimin në strukturat perëndimore të sigurisë dhe ato politike, ndërsa Serbia po mbetet gjithnjë e më shumë e bllokuar mes paaftësisë për të zbatuar procesin e dakorduar të normalizimit të marrëdhënieve, kalkulimeve të brendshme politike të Vuçiqit dhe një politike të jashtme kontradiktore.

Mediat pro-regjim dhe “qentë roje” të Vuçiqit pothuajse e kanë heshtur plotësisht temën, gjë që tregon se ngjarja në Banjskë është shndërruar në një çështje politikisht të pakëndshme për regjimin në Beograd. Në të njëjtën kohë, Prishtina me të drejtë thekson se ky rast është dëshmi se Serbia mbështet drejtpërdrejt destabilizimin e veriut të Kosovës.

Ndërkohë, konteksti ndërkombëtar po ndryshon me shpejtësi. Në Kongresin Amerikan është nisur një iniciativë që promovon integrimin më të thellë të Kosovës në strukturat euroatlantike, përfshirë edhe idenë e anëtarësimit në NATO. Edhe pse pranimi formal i Kosovës në NATO ende nuk është drejtpërdrejt në rend dite për shkak se katër vende anëtare të Aleancës nuk e njohin Kosovën, vetë fakti që për këtë çështje po flitet gjithnjë e më hapur paraqet një tregues serioz të ndryshimit të qasjes perëndimore ndaj Ballkanit.

Advertisement