Connect with us

Sport

Nga futbollist në biznesmen, Andi Lila synon të blejë klubin grek të futbollit

E ardhmja e PAS Giannina mund të marrë një kthesë interesante, falë përfshirjes së Andi Lilës dhe interesit të një biznesmeni shqiptar për të investuar në klub.

Burime nga Greqia bëjnë me dije se biznesmeni shqiptar, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka udhëtuar drejt Janinës, ku është takuar me Nikos Siontis për të diskutuar një plan konkret.

Në këto bisedime ka qenë i pranishëm edhe Lila, i cili po luan rolin e ndërmjetësit dhe po ndihmon në afrimin e kapitalit shqiptar drejt klubit ku ka lënë gjurmë si futbollist.

Interesi duket serioz, pasi investitori është njohur nga afër me situatën financiare dhe infrastrukturën e ekipit, pavarësisht vështirësive pas rënies në kategorinë e tretë.

Përfshirja e Lilës shihet si kyçe në këtë proces, duke rritur shanset që PAS Giannina të gjejë mbështetje të re në një moment kritik për të ardhmen e saj.

Advertisement