Politike
Nga infrastruktura te siguria/ Çfarë u diskutua në takimin Rama–Meloni
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka pritur në Romë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Meloni shkruan se ky takim u fokusua në forcimin e partneritetit mes dy vendeve në sektorë me interes të përbashkët, përfshirë lidhshmërinë infrastrukturore, mbrojtjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër migracionit të paligjshëm.
“Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, takimi i sotëm në Pallatin Chigi me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka mundësuar të bëhet një pasqyrë mbi forcimin e partneritetit mes vendeve tona në sektorë me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në lidhshmërinë infrastrukturore, mbrojtjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër migracionit të paligjshëm”, shkruan Meloni.