Connect with us

Sport

Nga më “simpatiku” tek yjet e rinj, Duka vendos notat për lojtarët e Kombëtares

Në intervistën televizive, Duka foli për disa nga yjet kuqezi që kanë spikatur në kualifikueset “Euro2024” duke nisur nga Asani e deri te Mario Mitaj. Numri një i futbollit shqiptar vendosi edhe disa nota, duke nisur nga Gjimshiti e për të vijuar më dyshen Bajrami-Asllani. Presidenti i FSHF-së u shpreh i bindur se Shqipëria do të shkojnë në “Euro2024” si Shqipëri e Madhe, por nuk është koha për të festuar:

-Duka, posti i zëvendës presidentit të UEFA-s të ka ndryshuar pak, tani je më papërmbajtshëm në dhomat e zhveshjes, të kemi parë në një version ultras, duke festuar pafund me lojtarët dhe stafin, kaq emocione të forta ke përjetuar këtë periudhë….
E para, të jesh tifoz i Kombëtares shqiptare të jep shumë emocione, të bën të papërmbajtur, aq më shumë të jesh në detyrën e presidentit, e shton edhe më shumë kënaqësinë, apo emocionin që dhuron një ndeshje futbolli. Ajo që ka dhuruar ekipi Kombëtar ka qenë me të vërtetë fantastike, kundër kundërshtarë shumë të fortë. Po dëgjoja në media rekordet që kemi thyer, vetëm këto të dëgjosh aq i madh është gëzimi, aq më shumë kur e mendon se do të shkosh në një kompeticion kaq të madh sa “Euro2024”. Ka qenë legjitim gëzimi, jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët. Mendoj se ka qenë tema kryesore e diskutimit në të gjithë muajin tetor

-Të kemi parë në lot, duke përqafuar këdo, duket sikur po e përjetoni pak më shumë këtë kualifikim për në Evropian, çfarë e bën ndryshe nga “Euro2016”?
Nuk besoj se janë të krahasueshme, janë të dyja të bukura të dyja. Ka qenë shumë emocionuese edhe kualifikimi në Euro2016, pasi ka qenë për herë të parë në historinë e Shqipërisë, por në këto kualifikuese kemi qenë më shumë bindës. Kemi bërë rezultate fantastike, kemi humbur vetëm një ndeshje, ndeshjen e parë, mbase edhe atë nuk duhet ta humbnim, kemi barazuar një dhe kemi fituar të tjerat. Paraqitja e ekipit ka qenë më të vërtetë shumë bindëse, gola shumë të bukur, spektakël, spektakël në shkallet e stadiumin, në një stadium edhe më të bukur se në 2016, pra çdo gjë është pak më e bukur, por nuk e zbeh kënaqësinë dhe mocionin që na ka dhuruar 2016. Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm që ta shijojmë, por që ta shijojmë duhet të marrim edhe një pikë, por për ta marrë atë pikë nuk është e lehtë. Festa për skuadrën besoj se ka përfunduar, jam i bindur që skuadra e kupton që nuk ka vend për festë, festa është pasi ta marrim atë pikë, pra duhet të kthemi me këmbë në tokë. Nuk shkojmë me matematikë as në Moldavi e as kundër Ishujve Faroe, por duhet të shkojmë për t’i fituar të dy ndeshjet, për të qenë në një pozicionim më të mirë, për të qenë të parët e grupit, për të qenë në një pozicion më të mirë në short dhe pse jo në renditjen e FIFA-s

 

 

-Kaq shumë është ndezur ambienti këtë herë, sa në miqësore erdhën jo vetëm 14 mijë tifozë, por dhe kryeministri Rama, çfarë mendon ai për këtë Kombëtare, kur do të marri në Podkastin e tij, se Sylvinho-n e mori…
Me vjen mirë dhe kështu duhet të jetë. Ekipi Kombëtar duhet mbështet në çdo ndeshje, nuk ka rëndësi për çfarë luan. Kur vesh fanellën kuqezi është një gjë e rëndësishme, është një eveniment për futbollistët, por dhe për tifozët, duhet të jenë gjithnjë aty, këtë kanë bërë tifozët, këtë ka bërë edhe Kryeministri, por duhet ta vazhdojmë këtë lloj kulture. Aq më shumë që kjo skuadër meriton më shumë vëmendje, më shumë mbështetje nga të gjithë faktorët në vend.

-Po e përjetojnë shumë edhe në Kosovë këtë Kombëtaren, Albin Kurti bëri tifo pafund, çfarë raporti keni me kryeministrin e Kosovës, nuk mërzitet që po i merr shumë lojtarë?
Çdo shqiptar që ndihet shqiptar gëzohet. Çdo qytetarët i Kosovës, pasi më shumë se 90% e tyre janë me kombësi shqiptar, e ndjejnë shumë, mbase e ndjejnë më shumë se sa ne, pasi i ka munguar ajo ndjenja e nacionalizmit, i kanë munguar ngjarje për tu bërë krenar, ku ka ngjarje të tillë, jo vetëm ato të Kosovës, pasi nuk ka qenë vetëm Kurti, por edhe zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, që po ashtu është shqiptar, edhe ai i Malit të Zi, pra ndihen krenar për flamurin e tyre. Kjo bën që të mos ketë hatër mbetje, por vetëm të festojmë të gjithë së bashku për rezultatet që dhurojnë futbollistët në fushën e lojës.

-President, kjo Kombëtare po bën atë që nuk po bën dot politika, keni bërë bashkë Shqipërinë e madhe në fushë dhe në tribuna, por nuk arritët të bënit dot bashkë Ramën dhe Kurtin, ishin të ndarë në tribunë, kaq e vështirë është i bësh bashkë në këto momente?
Ne, por më shumë ekipi Kombëtar, i ka bërë bashkë. Ne kemi bërë bashkë lojtarët që vijnë nga të gjithë trojet shqiptare, ne i kemi bërë bashkë për sa kohë i kemi sjell në stadium, për më tej ato duhet t’i shohin vet punët e tyre.

-A tentuat folët më stafet e dy kryeministrave për t’u ulur pranë, do ishte më i plotë ky bashkim, se sa duke bërë tifo në kate të ndryshme
Të dy janë lajmëruar nga protokolli i shtetit shqiptar për të ardhur në stadium. Në kohën kur janë lajmëruar janë akomoduar në vendet më të mirë të mundshme, besoj se kanë qenë akomoduar shumë mirë, mbase miqtë nga Kosova dhe Maqedonia kanë qenë edhe në kushtet më të mira se sa Rama, sepse kanë qenë në kushtet komode të ofruara nga Federata e Futbollit.

-Pasi morët mbi 300 mijë kërkesa për biletë për sfidën me Republikën Çeke, a jeni bërë pishman që nuk ndërtuat një stadium më të madh në kryeqytet, a keni një plan B, mbase mund ta diskutoni edhe me Ramën…
Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur qe kemi atë stadium. Padyshim që në ndeshje të tilla nuik do të ishte i mjaftueshëm as dyfishi i atij stadiumi, por duket parë zhvillimet, mundësitë, kemi mjaftueshëm stadiumin “Air Albania”. Unë uroj që kjo skuadër të shkojë akoma më lart dhe pse jo në të ardhmen të bëjmë një stadium edhe më të madh, sepse tifozët afrohen më shumë kur ka rezultate më të mirë, por në asnjë moment nuk jam penduar, jam shumë i gëzuar për stadiumin që kemi.

-E prisje realisht që mund të bëje një bingo të tillë me Sylvinho-n, a keni diskutuar këtë periudhë për t’i rinovuar kontratën? Vetëm mos më thuaj që pasi të sigurojmë matematikisht kualifikimin, ju jeni biznesmen, e di shumë mirë që tregu lëviz shpejt…
Kur kemi vendosur për të pasur Sylvinhon, edhe trajneri e di qe ne kemi kontaktuar edhe të tjerë. Vendosëm në ato kohë për Sylvinho-n, por asnjë herë nuk mund të jesh i sigurt sepse janë shumë gjëra që ndikojnë në rezultat, nuk mjafton vetëm trajneri. Jam shumë i gëzuar pasi mund të themi që është një “bast i fituar”, të paktën deri tani, por rezultatet nuk kanë ardhur rastësisht. Kemi një skuadër të mirë, me çuna me talent që janë shumë të lidhur me fanellën, që e duan fanellën, që japin gjithçka për të dhe kjo është shumë më e rëndësishmja. Drejtimi dhe organizmi i punës nga Sylvinho dhe nga stafi i tij ka qenë shumë i mirë. Përkushtimi i tyre ka qenë si kurrë më parë, përgatit gjërat deri në detaje për të qenë sa më mirë në fushën e lojës. Përgatitja e të gjithë këtyre gjërave, padyshim edhe skema, talenti etj, ka sjellë këto rezultate, por e thashë nuk jemi ende në Evropian. Në Evropian do të jemi pasi të bëjmë dy rezultate pozitive, ne duhet t’i luajmë këto dy ndeshje me shumë seriozitet.

-Jeni bërë pishman që nuk i ofruat Sylvinho-s ndonjë test miqësorë më shumë, mos humbëm më shumë kohe se sa duhej me Edy Rejan?
Ne kemi respektuar kontratën me Edy Reja-n deri në ndeshjen e fundit, më pas firmosëm me një trajner tjetër. Pa dyshim që nëse do të kishte ndeshje miqësore në dispozicion do të ishte akoma më mirë, por i tillë ka qenë kalendari, mgth kjo nuk na ka cenuar, nuk na ka prekur në rezultate, pasi kemi bërë rezultate shumë të mira, madje që në ndeshjen e parë me Polonisë që mbase nuk e meritonim ta humbnim

-Cili është detaji, apo lojtari, më thuaj diçka që të ka bërë më shumë përshtypje këtë kualifikuese?

Unë nuk e kam zakon të flas me emra të përveçëm, por nuk rri pa e thënë që janë të emra që kanë bërë diferencën në këtë edicion, Asani me golat fantastik që ka shënuar dhe mbrojtësi i majtë Mitaj që është një djalë i ri me talentet që nuk ka qenë më parë pjesë e ekipit të parë, por ka luajtur me të gjithë ekipet zinxhirë. Mbase këto janë dy gjërat e veçanta pasi pjesa tjetër e ekipit është e njohur për ne, të gjithë janë shumë të mirë, por janë të njohur për publikun. Këto dy ishin prurjet e reja që i dhanë ekipit një shtysë pozitive.

-President, kur sheh golat që realizon sot Shqipëria duket sikur sheh Sylvinho-n dikur, nuk kemi parë kurrë një Shqipëri të tillë, cili është goli që të ka shijuar më shumë?
Goli i Seferit, që mezi kaloi vijën fatale. Goli është gjithnjë i bukur, të jep tre pikë(qesh)

-President, të gjithë kemi qejf të vendosim nota, të komentojmë etj, dua një koment shumë të shkurtër për disa lojtarë, mundësisht me nga një fjali. E nisim nga kapiteni i ri, Gjimshiti?
E para është një djalë fantastik, përveç se është simpatik, por është dhe djalë shumë i mirë, një futbollist i nivelit të lartë, i nivelit botëror. Një figurë e kompletuar 100%

-Hysaj, nuk duket shumë i shqetësuar që iu hoq shiriti…
Hysaj është një futbollist që akoma nuk ka mbushur 30 vjeç, por ka shumë ndeshje në ekipin Kombëtar, ka rreth 80 ndeshje deri tani. Ka kontribute shumë të mëdha, kapiten i ekipit, lojtar shumë i mirë, luan në nivele të larta, te Lazio. E keqja e Hysajt është se ai do të bëjë shumë më shumë se sa bën te Lazio, shpesh kur kërkon të bësh më shumë mbase nuk bën më të mirë, por dëshira është e madhe

Jasir Asani, pse kaq vonë?

Zgjedhje teknike dhe skematike. E kemi diskutuar edhe me stafin e Kombëtares. Me skemën që luajte Edy Reja 3-5-2, Jasir Asani përsëri do ta kishte të vështirë të kishte një vend në ekipin kombëtar. Me skemën që luajmë tani, që mua më duket skema më e përshtatshme për mënyrën se si luajmë, e gjen më lehtë vendin në Kombëtare. Sylvinho, duke pasur parasysh skemën që ai kërkonte të luante, ka qenë në kërkim të një lojtari të tillë, që është i majtë, por që luan djathtas. Pra, përveç kualitetit të tij, që luan shumë mirë, është edhe skema që e ka favorizuar dhe është bërë shumë mirë që është afruar, të gjithë jemi të kënaqur me atë që ka dhënë.

Dyshja Asllani-Bajrani?
Goli që Bajrami ka shënuar në Çeki ka qenë fantastik. Është një djalë fantastik, i dispoznueshëm. Në përgjithësi sportistët kanë tekat e veta në lidhje me pozicionin, Bajrami nuk ka asnjë lloj pretendimi, ku të ketë nevoja skuadra janë i gatshëm thotë, edhe portier thotë jam i gatshëm, kjo e bën që të jetë më i lirshëm që të jap akoma më shumë. Mendoj që është një nga kualitetet më të mira që kemi në skuadër. Asllani? Një ekip i niveleve të larta si Inter nuk mund të marrë një lojtar që nuk ka kualitet. Ka qenë lider në ekipin U-21, ka qenë determinantet në këto ndeshje, në ndeshjen e fundit ka qenë fantastik.

-A ka një çështje Broja, nuk dua të bëj lajm me këtë pyetje, por ka shumë interes nga tifozët. Ka diçka që kërcet, ikën nga grumbullimi, del menjëherë në stërvitje te Chelsea, nuk preferon të qëndroj në stadium, ndryshe nga Ismajli. Si është e vërteta?
Unë besoj se të vërtetën e ka sqaruar vetë trajneri. Ne nuk mbajmë asnjë herë të fshehta, e kemi për detyrë të themi të vërtetën. Unë nuk jam mjek të them se sa ka qenë shkalla e dëmtimit, por futbollisti ka ardhur në ekip për të luajtur për dy ndeshjet e radhës. Pasi ka dalë në stërvitje ka ndjerë dhimbje në gjurin e majtë dhe i ka thënë trajnerit që jam i pamundur për të luajtur, pastaj Chelsea duke qenë i shqetësuar ka kërkuar që futbollisti të kthehet urgjent të kurohet në Londër. Për sa kohë nuk ishte i gatshëm për të luajtur, dhe përderisa Chelsea dhe futbollisti mendonin se kjo ishte më e mira, ne nuk mund ta pengonim. Nuk është se ka një çështje Broja-Sylvinho. Broja nuk është nga ata që krijon çështje, është një djalë i ultë që flet pak me gojë, por shumë me këmbë.

-Unë e di që ju, stafi i FSHF-ës ka nisur të mendojë për Gjermaninë. Pas Euro2016 humbëm dy super talente si Rrahmani dhe Rashica, a rrezikojmë të njëjtin skenar edhe këtë herë, kemi shumë yje, por jo të gjithë mund të jenë besnik si Gjimshiti…
Kjo është fatura e trajnerit, është risku i tij. Ne kemi më shumë se 23 futbollistë që meritojnë të jenë në Evropian, por rregullat janë të tilla, nuk mund të kesh më shumë se 23 futbollistët. Trajneri dhe stafi do ta marrin këtë kosto dhe do të zgjedhin 23. Uroj që të gjithë të jenë të shëndetshëm deri ditën e parë të Evropianit, por vetëm 23 do të jenë pjesë. Edha ato që nuk do të jenë duket të mirkputojnë vendimet e trajnerit, këto janë rregullat e lojës. Në fakt ka qenë e vështirë edhe në Euro2016. Unë kam qenë dëshmitar kur katër nga lojtarët nuk u përzgjiodhën, u mërzitën të gjithë, u ndamë në lot. Nuk është e lehtë.

-A mund të jemi një Marok i vogël në Gjermani, nuk po them të imitojnë Greqinë, se ata nuk dinin të shënonin gola kaq të bukur
Ne do të jemi një Shqipëri e madhe në Gjermani, jo një Marok i vogël.

-Flitet për një premio prej 4.5 mln euro për lojtarët dhe stafin, është e vërtetë, po Rama të ka premtuar diçka, se pasaportat diplomatike i morëm një herë…
Ne që në fillim, çdo edicion, përcaktojmë premio. Brenda këtij vendimi do të jetë edhe për Evropian, edhe për stafin është e kontraktuar premio. Edhe qeveria do të kontribuojë në këtë shumë. Ka pasur një kontribut edhe në fund të vitit të kaluar për kontratën e trajnerit, besoj do të ketë sërish një premio nga qeveria për stafin, nëse do t’i ndajmë kështu.

-Tani me stofin e zëvendës presidentit të UEFA-s besojnë keni një objektiv të ri, një ëndërr të re, se Evropiani është bërë detyrim, cila është ëndrra me e madhe e Dukës?
Ëndërr ka qenë edhe kualifikimi në Evropian, e kemi realizuar në vitin 2016 dhe pretendojmë edhe njëherë tjetër në 2024-n, por niveli më i lartë i nivelit sportiv është Botërori dhe pse jo, do ta tentojmë për 2026-n. Por që ta tentojmë duhet të shohim edhe shortin sepse varet edhe nga kundërshtar. Megjithatë, ky është një ekip me kualitet të mirë, me një mentalitet të duhur për të qenë pjesë edhe i një Botërori. Pra, objektivi më i lartë mbetet kualifikimi për Botëror.

-Një pyetje e fundit, do ta rishikoni skemën, duket sikur nuk po e jep efektin që pritej, të paktën duke iu referuar deklaratave të aktorëve…
Ne duhet ta shohim deri në fund, pastaj të nxjerrim konkluzionet. Ne kemi kohë që luajmë me një skemë me 10 skuadra, me katër faza vajtje-ardhje. Nuk është se kemi vendosur në një ditë që të bëjmë një mbyllje të kampionatit me një “Final 4” për të patur një spektakël finale për të shpallur skuadrën kampione. Kur kjo skemë vendoset nga fillimi nuk ka pse paragjykohet, sepse të gjithë e dinë se çfarë po luajnë. Kemi eksperienca të tilla me “Final 4” dhe që kanë rezultuar pozitive. Dhe ne kemi bindjen që kjo do të jetë pozitive. Pastaj, nëse do të kërkosh gjilpërën në kashtë, e gjen gjithkund. Çdo skemë ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ne mendojmë se kjo skemë ka më shumë të mira se sa të këqija. Do të ketë shumë më shumë emocione në fund, në ndeshjet e “Final 4” dhe nuk i heq asnjë gjë kampionatit. Nuk besoj se kishte ndonjë gjë për të kritikuar në kuptimin sportiv ndeshjen derbi. Pra, vazhdon të bëhet një kampionat i mirë, nuk mund të ketë tolerime sepse del jashtë katërshes, por edhe brenda katërshes ka stimuj të tjerë që nuk të lejojnë të bësh tolerime. Kështu që unë mendoj se është një skemë e mirë, e diskutuar padiskutim, çdo gjë e re diskutohet, por pasi i shijon, mund të bëjnë edhe autokritika, siç ishin shumë ato që ndodhën me Sylvinhon në emërimin në krye të Kombëtares.

Sport

VIDEO/ Një gol dhe pesë asiste në një ndeshje, Messi shkruan një faqe të re në historinë e futbollit

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror, ndërsa tashmë është duke lënë gjurmë në edhe në kampionatin amerikan, MLS.

Vetëm gjatë një ndeshje, atë të Inter Miami ndaj New York Red Bulls, që përfundoi me fitoren 6-2 të vendasve, sulmuesi argjentinas shënoi një gol dhe dhuroi pesë asiste, duke u bëri i pari lojtar që e arrin një statistikë të tillë në futbollin profesionist.

Lionel Messi është bërë i pari lojtar në historinë e futbollit që ka arritur statistikën e 1200 gola +asist (833 gola dhe 372 asiste në 1058 ndeshje), ndërsa sa i përket vitit 2024 në 11 ndeshje argjentinasi ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 11 asiste./ Supersport

Continue Reading

Sport

VIDEO/ Real Madrid shkëlqen ndaj Cadiz, afrohet edhe më shumë me titullin

Real Madrid fitoi 3-0 ndaj Cadiz, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Los Blancos vendosën ndeshjen vetëm në pjesën e dytë, me mysafirët që rezistuan 45 minuta.

Diaz zhbllokoi takimin, ndërsa Bellingham dhe Joselu ndezën akoma më shumë festën në shkallët e stadiumit. Me këtë rezultat, madrilenët vazhdojnë të marshojnë drejt titullit kampion.

Continue Reading

Sport

UEFA bën Silvinjon me dhimbje koke para Europianit/ Ia ul të gjithë në stol, por e lë të zgjedhë sa lojtarë do me vete

UEFA më në fund ka vendosur edhe detajet se si do të jenë përbërjet e skuadrave pjesëmarrëse në EURO 2024. Sipas agjencisë “ANSA”, kërkesa e trajnerëve është pranuar, duke çuar në 26 numrin e futbollistëve për çdo ekip pjesëmarrës. Por jo vetëm kaq.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ky vendim shoqërohet edhe nga ai sipas të cilit trajnerët do të kenë të gjithë lojtarë në dispozicion, pra duke “zgjeruar pankinat” që të gjithë lojtarë të jenë në stol gjatë ndeshjes dhe jo duke çuar 3 në tribunë siç ndodhi për EURO 2020.

Për më tepër, gjithçka do të jetë me të drejtë zgjedhje. Trajnerët do të kenë mundësi të grumbullojnë nga 23, deri në 26 lojtarë për aktivitetin, sipas dëshirës së tyre. Ndaj do të jetë në dorën e Silvinjos për të zgjedhur nëse do të marrë 26 futbollistë me vete në Gjermani, apo nëse do i qëndrojë besnik idesë së tij që me 23 lojtarë përgatitet më mirë aktiviteti.

RREGULLORJA – Sipas rregullores që UEFA ka vendosur për Kampionatin Europian, lista që trajnerët e kombëtareve do të zgjedhin duhet të dorëzohet më datën 7 qershor dhe pas kësaj dite nuk mund të ndryshohet asnjë lojtar për arsye të thjeshtë. Por, vetëm në rastin se dikush dëmtohet, atëherë çdo kombëtare ka të drejtë ta zëvendësojë, por vetëm një lojtar.

 

 

Pasi e ka kryer këtë zëvendësim në listë, e vetmja lëvizje që mund të bëjë është në portë. Nëse një portier dëmtohet, çdo skuadër ka të drejtë të marrë një tjetër, edhe pse Europiani mund të ketë filluar. Kështu, shumica e ekipeve kanë lënë një takim miqësor më datën 6-7 qershor dhe pas ndeshjes të vendosin për listën përfundimtare që do të dorëzojnë.

 

Continue Reading

Sport

Pyetja që “sikletosi” ish-trajnerin e Romës/ Mourinho: Kështu më shkatërroni fundjavën!

Pasi mbylli bashkëpunimin me Romën, e ardhmja e Jose Mourinhos është shndërruar në një nga temat më të nxehta për median sportive.

Luzitani ka disa opsione ndërsa një prej tyre është edhe rikthimi në Portugali te Benfica.

Megjithatë, vetë Mourinho kërkon që për momentin të mos japë asnjë të dhënë për eksperiencën e radhës teksa i pyetur për Benficën në një event të mbajtur në Portugali, theksoi se këto lloj pyetjesh nuk i duken etike.

“Benfica? Ju lutem mos më bëni pyetje të tilla sepse më shkatërroni fundjavën. Nuk më pëlqen aspak, sidomos kur bëhet fjalë për një klub që e ka një trajner. Gjithmonë e kam mbajtur veten larg sjelljeve të tilla që për mua nuk janë aspak etike”, u shpreh Mourinho./ Supersport

Continue Reading

Sport

I përfshirë në baste sportive, Federata Angleze e Futbollit pezullon Sandro Tonalin

Federata Angleze e Futbollit ka pezullar për dy muaj mesfushorin e Newcastle, Sandro Tonali. Shkak për këtë vendim është bërë përfshirja e italianit në baste sportive, të cilat nuk lejohen për futbollistët profesionistë.

“Mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali, është pezulluar për dy muaj nga futbolli konkurrues nga një Komision Rregullator i pavarur pasi vetëdeklaroi shkelje të Rregullave të basteve të FA”.

“Ai gjithashtu është gjobitur me 20,000 paundë dhe është paralajmëruar nga FA për sjelljen e tij në të ardhmen”.

“Periudha e ndalimit është pezulluar plotësisht për kohëzgjatjen e sezonit 2024-25, që do të thotë se ai do të jetë në dispozicion për t’u rikthyer në futbollin konkurrues pas përfundimit të një sanksioni ekzistues dhjetë mujor të vendosur nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) më 27 tetor 2023”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING