Connect with us

Aktualitet

Nga Musabelliu tek…/ Publikohet lista e persona që do vriteshin nga Bajri

Në dosjen “Metamorfoza”, ku SPAK ka administruar qindra biseda telefonike në aplikacionin “Sky” të zhvilluara mes Behar Bajrit, Pëllumb Gjokës, dhe anëtarëve të tjerë të grupit kriminal, rezulton se Bajri, ka përpiluar një listë me emra personazhesh për t’i ekzekutuar.

Primarët për Behar Bajrin dhe Pëllumb Gjokën, kanë qenë dhe janë për tu vrarë, Ibrahim Lici së bashku me Dorian Dulin. Këta konsiderohen si dy personazhe, që drejtuesit e grupit i ndruheshin për një kundërgoditje, që mund ti sjellë dëme në njerëz.

Mes bisedave të përgjuara, Behari i shprehet Pëllumb Gjokës që: “…Edhe ne nuk e duam në burg, Ibrahim Licin, por do të flasim se kam ustaj (ustallarë) që e kapi vetë…”.

Veç Ibrahimit, në listën e Behar Bajrit për t’u vrarë, ishte dhe babai i tij, Mustafa Lici, i cili ndiqej për lëvizjet që kryente në Shkodër dhe jashtë qytetit. Plani për vrasjen e Mustafa Licit, ishte futur në listët e ekzekutimeve për llogari të Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.

Por vecc emrave kundërshtarë të konsideruar si “hasmit” në listët e Behar Bajrit, hynin dhe personazhe të tjerë që për vrasjen e tyre paguhej nga individë të tjerë.

Mes një bisedë të zhvilluar nga Behar Bajri dhe Prekë Kodra, ai i thotë Kodrës se: ”…kam një punë për ty, 500 mijë i kam gati. Durimi, “Niklaqurin”. Në Tiranë jam unë, nësë të bie rruga ktej…”. Dhe Preka i shkruan: “…ok flasim kur të vish tek shtëpia jote…”.

Ndërkohë në një bisedë në “Sky” mes Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, Bajri i shprehet nga ambjentet e burgut “313” në Tiranë se është tepër i mllefosur.

Sipas dosjes hetimore, Bajri, flet në telefon nga Burgu “313” në Tiranë dhe udhëzon Pëllumb Gjokën që të takojë “Xhevin” (Xhevahir Litën) dhe të mbarojë punë, pasi mezi pret të dali dhe është shumë i mllefosur.

Dhe një muaj pasi ai del nga burgu dhe fiton lirinë në Shkodër, Behar Bajri, organizon së bashku me Denis Brajoviq, vrasjen e shokut të tyre, Gjin Boriçit në Vaun e Dejës.

Më tej në një tjetër bisedë me Pëllumb Gjokën, Behar Bajri, i shprehet biznesmenit strategjik Gjoka, se kërkon dhe kokën e Lul Kullës. Ndërsa nga ana tjetër Gjoka i tregon se Luli qëndron vetëm në shtëpi, fëmijët i ka nxjerë jashtë dhe se ushqimin ja ccojnë të tjerët në banesë.

Gjithashtu Gjoka i shprehet se: ”…O vëlla, Lul Kulla ka shok Gëzim Ccelën në Patok, ta dish. Dhe ma e dit para ai, që po shkon ti aty e din edhe Bardhoku. Llogaritë bëni vetë…”.

Behari i shkruan duke i përmendur një listë me emra që duhen të vriten dhe që kanë prioritet: “…i kam marrë masat, ku ma e marr me u has me atë këtu. “Minukun” e kam mbrapa, sepse dhe atij kam për t’ja q… ropt e tij. Të parin dua Dorin, Blertin, Bardhokun. Lict të hajn k… përveç atij që është duke nejt në Tiranë, Ibrahim Lici”.

Nuk dihet me saktësi se kush është “Minuku” dhe “Blerti”, por dy personat janë në listën e planifikuar nga Behar Bajri për tu vrarë.

Një tjetër emër në listë për tu vrarë është dhe Genc Tafili, vëllai i Admir Tafilit. Mes dy fiseve Bajri dhe Tafili në Shkodër, nuk ka pasur ndonjë përplasje, por fakti që Genc Tafili mban shoqëri me Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin, kjo ka sjellë futjen e emrit të tij në listën e personave që duhet të vriten.

Gjithashtu pjesë e listës është dhe Kleant Musabelliu, i cili ka hyrë në planet e Behar Bajrit për tu vrarë, pas kërkesave të vazhdueshme të Pëllumb Gjokës.

Një tjetër emër që planifikohet dhe diskutohet për tu vrarë është dhe një individ me emrin “Manueli”.

Emri i këtij personi del gjatë komunikimit mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit, ku të dy flasin se ku kishte arritur plani për të vrarë Kleant Musabelliun. Vrasjen e këtij të fundit, do e kryenin njerëzit e Ervis Martinaj, por situatën nga afër e ndite me vëmëndje të plotë Behar Bajri.

Madje mes Gjokës dhe Bajrit diskutohet se pas vrasjes së Musabelliut, grupi i Bajrit do vriste për llogari të Martinaj një person me emrin “Manuel”.

Pellumbi e pyt se: “…kur e mendon ditën për Kleantin dhe Behari i tregon që “…unë me atë jam marrë, i thash si e kena lënë dhe më tha që nuk e kap data 1 shtator dhe e kam pre dorën me të. Dhe pastaj kam me ja kry atë kurvën tjetër, dy për një. Ai që iku dhe ky “Manueli” duhet me ja kry meqë ta kryn këtë. Pellumbi i shkruan, ok vella.

Behari i shkruan, që fleje mendjen se nuk ma han fjalën se me fitim ka dal ky dhe nuk është se është duke bërë gjë gratis.

Pellumbi i shkruan që, shikoje vetë vetëm mos na fut në borxh tek ai (Ervis Martinaj).

Lista e planifikuar për vrasje.

Gjin Ndoj alias Boricci   i vrarë.

Ibrahim Lici                Planifikuar për vrasje.

Dorian Duli                 Planifikuar për vrasje.

Mustafa Lici                Planifikuar për vrasje.

Kleant Musabelliu        Planifikuar për vrasje.

Lulzim Kullën              Planifikuar për vrasje.

Genc Tafilin                 Planifikuar për vrasje.

“Minukun”                   Planifikuar për Varsje.

“Bardhokun”                Planifikuar për vrasje.

“Blertin”                      Planifikuar për vrasje.

“Durimi Niklaquri”        Planifikuar për vrasje.

“Manueli”                    Planifikuar për vrasje./oranews

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING