Connect with us

Politike

Nga Sigurimi te patronazhistët/ Krahasimi i fortë i gazetarit për qeverisjen Rama

Gazetari Lavdrim Lita ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si po reagojnë ndaj protestës, duke argumentuar se nuk ka pasur reflektim real nga mazhoranca.

Lita tha se Rama “vetëm protestën nuk ka dëgjuar fare” dhe se kryeministri, sipas tij, po kërkon mbështetje nga institucionet, ndërsa nuk po adreson kërkesat e qytetarëve.

“Qeveria nuk po e dëgjon protestën. Duhet të kishte ndryshuar qeveria, kryeministri dhe qasja. Po bën sikur po e dëgjon”, deklaroi Lita.

Gazetari akuzoi gjithashtu Partinë Socialiste se po synon, sipas tij, rikthimin e modelit të “partisë-shtet”, duke e krahasuar sistemin e patronazhistëve me praktikat e periudhës komuniste.

Lita kritikoi edhe disa masa të paralajmëruara nga qeveria, përfshirë pajisjen me kamera të inspektorëve që vendosin gjoba, duke pretenduar se kjo mund të rrisë presionin ndaj bizneseve të vogla.

E PLOTE

Gazetari Lavdrim Lita deklaroi se qeveria nuk po e dëgjon protestën dhe se, sipas tij, situata kërkonte ndryshime në qeverisje, përfshirë edhe në drejtimin e ekzekutivit.

Lita kritikoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj protestës, duke pretenduar se reagimet e deritanishme nuk tregojnë një reflektim të qeverisë.

“Kryeministri vetëm protestën nuk ka dëgjuar fare. Vetëm shkruan e flet qeveria dhe pastaj kërkon besën. Besa i jepet një personi në rrezik. Nga cili rrezikohet Edi Rama? I kërkon besën policëve që ta ruajnë? I kërkon besën drejtësisë që mos ta hetojë?”, u shpreh Lita.

Gazetari hodhi gjithashtu akuza ndaj Partisë Socialiste, duke pretenduar se ajo synon të rikthejë atë që ai e cilësoi si “parti-shtet”. Në argumentimin e tij, Lita bëri një krahasim me periudhën e regjimit komunist dhe e lidhi atë me sistemin e patronazhistëve.

“PS kërkon të rikthejë partinë-shtet. Në vitet ’80 njerëzit nuk kishin të hanin dhe Sigurimi i fuste në burg që të mos flisnin. Edhe sot, patronazhistët monitorojnë ata që kritikojnë qeverinë”, deklaroi ai.

Lita komentoi edhe paralajmërimin e kryeministrit për pajisjen me kamera të inspektorëve që vendosin gjoba, duke e interpretuar masën si një presion të shtuar ndaj bizneseve të vogla.

Advertisement