Connect with us

Pinknews

Nga takimet me futbollistët e famshëm, te xhelozia e…

mazhi zyrtar i “Tibo” dhe “Oversport”, Cindy Marina, ka zbuluar disa nga takimet e saj me personazhe mjaft të famshëm si në futboll apo edhe aktor dhe modele.

Gjatë një interviste, Cindy është shprehur se ka intervistuar shumë futbollistë të njohur si Lautaro Martinez dhe Girogi Chiellini.

 “Ai ishte më i shkurtër se unë. Ishte shumë i sjellshëm, siç thashë shumë i shkurtër, është një nga më të mirët”– tregoi Cindy për Lautaron.

Ndërsa për intervistën me futbollistin italian, Chiellini tha:

“E kam shijuar shumë, ishte shumë i natyrshëm shumë i sjellshëm, ishte mësuar me intervistat”.

Gjithashtu Cindy nuk i ka shpëtuar dot pyetjes nëse partneri i saj Genari bëhet xheloz, pasi profesioni i saj, e detyron të ketë kontakte me shumë njerëz të famshëm, ajo është shprehur:  “Genari nuk bëhet xheloz, nuk ma shpreh. Unë jam shumë profesionale.”

Cindy Marina ka treguar dhe takimin aspak të këndshëm me Kendall Jenner dhe të dashurin e saj.

“Tregova një histori, nuk thashë që ishte bërë xheloze. Shkova në një ndeshje basketbolli me shoqen time, dhe po luante në atë kohë i dashuri i Kendall. Pas ndeshjes ai erdhi të na takonte sepse e njihte babain e shoqes time dhe ishte dhe Kendall, erdhi edhe ajo, por ajo nuk na foli me shumë dashuri. Mu duk pak e çuditshme sepse kur e shikon një person në rrjetet sociale gjithmonë ke një ide se si mund të jetë dhe kur e takon zhgënjehesh”, tregoi Cindy.

Nuk ka munguar edhe rrëfimi i takimit me aktorin Denzel Washington:

“Kam takuar Denzel Washington. Ishim në një restorant kinez, qëlloi që ishte dhe ai dhe u takuam dhe bëmë një foto. Ishte shumë i sjellshëm”, ka treguar ajo./ CNA.al

Advertisement