Connect with us

Aktualitet

NGA UASHINGTONI NË RADHIMË/ Grenell: Kripa dhe dielli shqiptar më rigjallërojnë

Ish-zyrtari i lartë amerikan Richard Grenell është rikthyer në Shqipëri, këtë herë për të kaluar disa javë pushime në bregdet, së bashku me familjen dhe miqtë.

Grenell është shfaqur në një foto në zonën e Vlorës dhe Radhimës, në një paraqitje sportive, ndërsa në sfond dallohen tabelat që tregojnë drejtimin për në dy prej destinacioneve të njohura turistike të jugut të vendit.

Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është mesazhi që ai ka zgjedhur të shoqërojë fotografinë.

“Ujërat janë shëruese”

Grenell ka shprehur hapur preferencën e tij për bregdetin shqiptar, duke veçuar veçanërisht ujërat e Adriatikut dhe Jonit.

“Ujërat e Adriatikut dhe Jonit janë të mbushura me disa prej ujërave më të kripura në botë. Për mua janë shëruese”, shkruan ai.

Në postimin e tij, ish-zyrtari amerikan ka bërë edhe një referencë biblike, duke cituar Mateu 5:13, vargun që përmban shprehjen “Ju jeni kripa e tokës”.

Grenell e lidh këtë referencë me përvojën e tij buzë detit, duke përshkruar efektin që, sipas tij, kanë kripa dhe dielli.

“Mund ta ndiej trupin tim duke përthithur kripën dhe diellin dhe duke u rigjallëruar”, shkruan ai.

“E dua këtë vend”

Për Grenell, Shqipëria nuk është thjesht një destinacion turistik, por një vend ku ai duket se rikthehet me kënaqësi.

“Disa javë në bregdetin e Shqipërisë janë vendi perfekt për ta mbyllur verën me familjen dhe miqtë. E dua këtë vend”, shprehet ai në fund të postimit.

Kështu, pas angazhimeve të shumta politike dhe diplomatike, Grenell ka zgjedhur Vlorën dhe bregdetin shqiptar për një tjetër arratisje verore, këtë herë mes detit, diellit dhe shoqërisë së familjarëve e miqve.

Advertisement