Connect with us

Aktualitet

Ngatërrohet në maternitet me një femijë të bardhë, vajza rome rrëfen për emisionin “Historia ime”

Published

on

Sot “Historia ime” do trajtojë një histori e cila në fakt mund të themi se hyn tek ato histori që kanë brenda jo vetëm dhimbje por edhe shumë dashuri.

Një fëmijë i komunitetit rom 44 vjet më parë ,u ngatërrua në maternitet me një të bardhë.  Fëmija rom u birësua nga një familje e bardhë, ngjarja kjo e cila ka  ndodhur në Peqin.

Vajza u rrit nga kjo familje dhe sot ajo është 46 vjeç. Hamide Aliu në studio ka rrëfyer historinë e saj prekëse dhe përjetimet e saj si një fëmijë i birësuar në një familje të bardhë.

Hamide Aliu: Ne kemi lindur në Peqin, jemi ndërruar dy vajza në maternitet, unë kam shkuar tek dora e bardhë, ajo tek dora jonë.

Mirela Milori: Nuk u kuptua ky gabim? Si e shpjegojnë këtë ngatërrim?

Hamide Aliu: Siç më kanë thënë, kur isha në çerdhe unë po nxihesha edhe thoshin që nuk është vajza jote, por prindërit thoshin hë se i ngjan gjyshes.  Unë po i ngjisja gjakut tim. Kur u bënë analizat nuk isha gjaku i tyre, kanë kërkuar për familjen tjetër që të bëhej ndërrimi i fëmijëve, por nuk u bë asgjë, unë kam ndejtur tek ata. Burri i familjes quhet Gani Lleshi dhe ka 8 fëmijë, unë jam e madhja. Kam 2 motra dhe 6 vëllezër.

Mirela Milori: Kur e kuptove që nuk ishe fëmija e tyre?

Hamide Aliu: Në klasën e parë, filluan të më quanin o jevge dhe unë fillova të qaja, nuk më pranonin në shkollë, më rrihnin. Unë shkoja në shtëpi dhe thoja o mami pse më thonë kështu? Ajo më thoshte mos u mërzit, prap mua zemra ma ndjente që nuk ishte nëna ime. Edhe në klasën e dytë më shanin dhe unë ndihesha shumë e vetmuar, asnjë njeri nuk më jepte një fjalë të mirë. Familja ku u rrita ishin shumë të varfër më përpara. Nuk kishin kushte që të më vishnin, më shumë ecja zbathur, por ja di për faleminderit që më rritën. 

Aktualitet

EDICIONI I LAJMEVE DATA 18.08.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Vlorë, hakmarrje apo pazare droge?

Published

on

By

Dy janë pistat ku grupi hetimor është fokusuar për hetimin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në mbikalimin e Panajasë në Vlorë këtë paradite. Një prej tyre është vrasja e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019, pasi të dy viktimat, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo rezultojnë të përfshirë në këtë ngjarje.

Si nisi sherri dhe ngjarja e rëndë për një kalë në vitin 2019?

Një kalë u prishi qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë, në vitin 2019, të cilët më pas keqtrajtuan në grup rojen. Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal.

Pasi është dhunuar, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij. Aty, Ermali alias Eduart Xhezo e ka pyetur se kush e ka dhunuar dhe Alushi ka thënë emrin e Beqirajt që njihej dhe si “Arbeni i Çeçesë”. Fill pas kësaj, Ermal Xhezo, ka mobilizuar shokët e tij, Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji. Të gjithë të armatosur me automatikë dhe pistoleta kanë shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqirajt, për t’u sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezos.

Të dy palët janë përplasur fillimisht fizikisht, por përdorimi i armëve solli vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij e të afërmit të viktimës, Nesim Hodaj. Autori i vrasjes, Eduart Xhezo është pas hekurave. Lena u shpall në kërkim pasi akuzohej për përkrahje të autorit në krim, por u arrestua në mars të këtij viti. Më 23 mars, ai u kap teksa qarkullonte me armë zjarri në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Lena ishte bashkë me Ariel Kingjin e Kristi Drollin. Por, pavarësisht akuzave, Lena u la në masën ‘detyrim paraqitjeje’.

“Gjykata e Vlorë vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin, ndërsa ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për shtetasin Shpati Lena. Seanca është drejtuar nga gjyqtare Arbana Selmanaj, ndërsa prokuror ka qenë Hyrjet Lamaj. Ariel Kingji, Kristi Drolli dhe Shpati Lena u arrestuan, ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre. Në kuadër të operacionit “Waves” (dallgët), u bë arrestimi i Ariel Kingjit, 21 vjeç, Shpati Lena 37 vjeç dhe Gazmend Alushi 50 vjeç, të cilët të tre kishin armë me vete,”- thuhej në njoftimin e asaj kohe.

Pista e dytë është ajo e pazareve të drogës.

Hakim dhe Eduari Xhezo, i arrestuar për vrasjen e Arben Beqirajt kanë qenë subjekte të Operacionit Forca e Lligjit. OFL më Korrik 2020 u nisi kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dy vëllezërve Eduart dhe Hakim Xhezo. Sipas OFL, ndaj Eduart Xhezo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në Vlorë. Ndërsa Hakim Xhezo, rezulton i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për këtë arsye nuk përjashtohet edhe kjo pistë hetimi.

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e Madrit Ulqinakut, 18-vjeçari nip i ‘Mandelës’

Published

on

By

Pas ngjarjes së ditës së djeshme ku mbeti i vrarë pas një sherri banal 33-vjeçari Madrit Ulqinaku, sot policia ka arrestuar 18 vjeçarin Edjen Dino, ndërsa ka shpallur në kërkim 18-vjeçarin Horgito Peqini dhe 33 vjeçarin Klaudjan Sallufi.

Dyshohet se të tre personat janë të përfshirë në vrasjen me pistoletë me silenciator pas një debati të çastit, të Ulqinakut.

Sipas burimeve nga policia, vrasja është kryer nga 18-vjeçari Horgito Peqini, teksa pjesëmarrës në konflikt kanë qenë Dino dhe Sallufi.

Sa i përket autorit të krimit të djeshëm, mësohet se Horgito Peqini është nipi i Eduard Peqinit, emër i njohur si “Mandela i Elbasanit”, kreu i bandës më të rrezikshme të Elbasanit në vitin 1997.

Banda e ‘Mandelës’ ishte njëra nga bandat më të rrezikshme në vitin 1997 të Elbasanit, e cila terrorizoi Shqipërinë me ekzekutime, djegie personash e me vajza e gra që shërbenin si spiune.

Continue Reading

Aktualitet

Kembimi valutor 18.08.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i Motit 18.08.2022

Published

on

By

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING