Connect with us

Aktualitet

Ngrohja globale paralajmëron ‘çudira’ të motit

Gjithnjë e më shumë rekorde do të thyhen për shkak të ngrohjes globale, e cila vazhdimisht ka çuar në rritjen e temperaturave dhe ngjarje ekstreme të motit në planet.

Sipas raportit të Shërbimit Europian të Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S), globalisht tetë vitet e fundit ishin më të ngrohtat e regjistruara dhe viti 2022 ishte viti i pestë më i ngrohtë.

Gjetjet e raportit për kontinentin e vjetër demonstrojnë destabilizimin e konsiderueshëm të klimës në Europë, pasi vera e vitit 2022 ishte vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë

Ajo që në fakt na ka bërë përshtypje është fakti se Europa Perëndimore është më e prekur nga këto ndryshime, si për shembull në Mbretërinë e Bashkuar ku temperatura arriti mbi 40°C për herë të parë, raporton abcnews.al.

Ballkani duket se është i prekur nga masa ajrore më të ftohta se normalja dhe reshje të shumta. Për këtë vit, megjithatë, është herët për të bërë vlerësime të sakta, megjithatë, ka optimizëm se vera, në bazë të gjasave, do të jetë relativisht e freskët.

“A do të vazhdojë apo jo këtë verë nuk mund ta dimë, ka shumë skenarë. Në bazë të skenarëve që disponojmë, kemi vënë re temperaturat këtë verë ndoshta do të luhaten afër mesatares së 30 viteve të fundit”, sipas një metereologu.

Sipas raportit të Shërbimit Europian të Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S) dhe siç raportohet nga ekipi shkencor, temperaturat e larta dhe mungesa e vazhdueshme e reshjeve shkaktuan një thatësirë ​​të konsiderueshme, e cila në kulmin e saj preku pjesën më të madhe të Europës.

Këto ndikuan në përhapjen e zjarreve të mëdha në pyje. Megjithatë, efektet e krizës klimatike vazhdojnë të prekin edhe Mesdheun, pavarësisht se Europa Perëndimore u godit më së shumti në vitin 2022.

“Franca dhe Italia përjetuan thatësirë ​​shumë të madhe deri në shkurt dhe temperatura shumë të larta, me reshje minimale të borës gjatë dimrit. Mesdheu vazhdon të ngrohet, Ballkani jugor, nuk u prek nga temperaturat ekstreme të larta. Turqia për shembull, vuajti nga thatësira deri në mars, pasi në disa zona nuk ra shi apo borë për 3 muaj rresht.

Thatësira që i parapriu ndikoi edhe në përmbytjet që pasuan. Kriza klimatike po intensifikon gjithnjë e më shumë ngjarjet ekstreme të motit, diçka që u demonstrua vitin e kaluar dhe u konfirmua gjithashtu nga periudhat e gjata të thatësirës që goditën pjesë të Europës dhe gjithashtu nga vala historike e të nxehtit e regjistruar në Azinë Lindore gjatë kësaj periudhe.

Në gadishullin Iberik në ditët në vijim pritet një valë e të nxehtit,  në Sevilje, parashikohet që temperatura të arrijë në 39 gradë Celsius në fund të muajit prill. Thatësira të mëdha por edhe përmbytje më të shpeshta pritet të ndodhin në vitet e ardhshme, sipas një studimi të ri nga NASA.

Studimi konfirmon se thatësirat e mëdha dhe periudhat e reshjeve të mëdha kanë ndodhur vërtet më shpesh. Në fakt, duke përdorur metoda speciale të matjes dhe duke shqyrtuar të dhënat 20 vjeçare, ata arritën në përfundimin se ngjarjet ekstreme të ciklit të ujit po bëhen më të shpeshta dhe gjithashtu se intensiteti i përgjithshëm global i këtyre ngjarjeve ekstreme u rrit nga viti 2002 në 2021 .

Sipas studimit dhe siç raportohet nga ekipi shkencor i librave klimatik, “intensiteti global i këtyre ngjarjeve ekstreme të lagështa dhe të thata është i lidhur ngushtë me ngrohjen globale: nga 2015 deri në 2021, shtatë nga nëntë vitet më të ngrohta në të dhënat moderne të klimës.

Aktualitet

Ermal Hasimja: Dyshimi i madh, skenari kush mund të marrë në dorë drejtimin e Shqipërisë

Analisti Ermal Hasimja ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SPAK.

Sipas tij  sistemi politik në Shqipëri ka një logjikë shumë të brishtë. Mes tjerash ai tregoi dyshimin që ka për të ardhmen e Shqipërisë.

“Mentaliteti i popullit shqiptar është i tillë. Në momentin që të sheh se bie nga fiku aty të shkel më këmbë. Ky është një sistem që funksionon brenda kësaj logjike që është shumë e brishtë.

Mund të ndodh që të ketë diçka të fortë ndaj sistemit të drejtësisë dhe mund të ketë një bërthamë që ndoshta në të ardhmen funksionojnë realisht. Në këtë  vend që është Shqipëria terreni për dyshime është jashtëzakonisht pjellor”-tha Hasimja.

Continue Reading

Aktualitet

Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici

Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Continue Reading

Aktualitet

Ndalimi i tregtisë me Izraelin/ Erdogan: 9.5 mld dollarë më pak, për ne nuk ndryshojnë gjë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Turqisë për të ndaluar tregtinë me Izraelin. Ai tha se tashmë është koha për të vepruar dhe se durimi kishte përfunduar.

Sipas Erdogan opozita në Turqi shfrytëzoi faktin që qeveria nuk ndërmori masa kundër Izraelit dhe e përdori diçka të tillë për zgjedhjet në vend.

“Zhvillimet e fundit në operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza nuk janë të pranueshme. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se ishte e nevojshme të ndërmerreshin këtë hap. Ne prisnim të shihnim qetësimin e situatës përpara se të merrnim këto masa, por opozita e shfrytëzoi këtë për të na sulmuar Pasi të kenë përfunduar zgjedhjet, ne kalojmë te veprimet dhe faktet”, tha Erdogan.

Ndalimi i importeve dhe eksporteve do të vazhdojë derisa të ketë një armëpushim dhe të garantohet aksesi i popullatës në ndihma humanitare.

“Ndërmjet 40 dhe 45 mijë civilë të pafajshëm u vranë me bashkëpunimin e Perëndimit dhe në veçanti të Amerikës. Tani durimi ka mbaruar dhe ne kemi marrë këtë masë. Tregtia me Izraelin ishte 9.5 miliardë dollarë, për ne nuk ndryshon asgjë hiqni dorë, dera është e mbyllur”, përsëriti Erdogan.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING