Aktualitet
Nis gjyqi për hakerimin e e-maileve të SPAK, ish-drejtori i Burgjeve paraqitet në GJKKO
Ka nisur seanca e parë në Gjykatën e Posaçme për çështjen e hakerimit të e-maileve të prokurorëve të SPAK.
Në seancë është paraqitur ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismailaj. Gazetarja Anila Hoxha, procesi gjyqësor është në zhvillim në këto momente.
Pas përfundimit të fazës paraprake, gjykata vendosi kalimin e çështjes për gjykim dhe nën akuzë janë veç Ismailajt edhe Arnold Rrokaj me Zambak Gjonin.
Agim Ismaili hetohet në gjendje të lirë dhe akuzohet për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.