Politike
Nis me tensione protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës
Protesta e 42-të e opozitës para bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione dhe shkak për këtë është bërë mosbllokimi i rrugës para bashkisë nga ana e policisë siç ka ndodhur më herët.
Këtë herë janë qytetarët ata që kane bllokuar kalimin e mjeteve.
Para bashkisë kanë mbetur të bllokuara me dhjetëra mjete, ndërkohë që policia nuk po ndërhyn por vetëm bën thirrje me megafon për lirimin e rrugës.
Edhe gjatë javës së shkuar ndodhi e njëjta situatë, ku blutë e Tiranës proceduan edhe disa qytetarë