Connect with us

Kronike

Një efektiv viktimë dhe një në gjendje të rëndë/ Hita: Policia humbi shërbëtorin e saj

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita deklaroi se sot Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj. Gjatë një prononcimi për gazetarët para ambienteve të Traumës, Hita tha se kjo është një ngjarje ku ai nuk do donte të ndodhej përballë.

Hita tha se efektivi tjetër i policisë, i cili u plagos po merr ndihmë mjekësore.

“Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj. Edhe një punonjës policie është i plagosur rëndë dhe po merr ndihmë mjekësore. Edhe personi në kërkim gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagos dhe është në spitalin e Korçës. Është vërtet një ngjarje ku nuk do doja të isha para jush”, tha ai.

Advertisement