Connect with us

Kosova

Një jetë e re u ndal në rrugë/ Vetëm 29 vjeç, Arijetës sot i jepet lamtumira e fundit

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Suharekën. Arijeta Rexhep Luzha, vetëm 29 vjeçe, nga fshati Vraniq, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik në rrugën Bukosh–Savrovë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës, 15 gusht, kur dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Për 29-vjeçaren përplasja rezultoi fatale, ndërsa një person tjetër mbeti i lënduar. Ngjarja është konfirmuar nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arijetës ka sjellë dhimbje të madhe mes familjarëve, miqve dhe banorëve të Vraniqit. Mesazhe të shumta ngushëllimi janë përcjellë për familjen Luzha, ndërsa humbja e saj në një moshë kaq të re ka prekur komunitetin.

Sot, më 16 gusht, në orën 15:00, Arijeta do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Vraniq.

Një jetë e re u ndërpre tragjikisht, duke lënë pas dhimbjen e një familjeje që sot duhet t’i thotë lamtumirë vajzës së saj vetëm 29-vjeçare.

 

Advertisement