Connect with us

Aktualitet

Një vietnameze dhe një kineze/ Kthyen apartamentin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen dy vajza

Dy shtetase të huaja, një vietnameze dhe një kineze janë arrestuar nga policia.

Autoritetet kanë zbuluar se këto dy shtetase të huaja, kishin marrë me qira, apartamente në Rrugën e Durrësit dhe në rrugën “Mine Peza” dhe ushtronin prostitucion.

Njoftimi;

Finalizohen nga Policia e Tiranës, 2 faza të tjera të operacioneve të koduara “Network” dhe “Foleja”, kundër ushtrimit të prostitucionit.

 

 

Arrestohen 2 shtetase (vietnameze dhe kineze) që kishin marrë me qira, për këtë qëllim, apartamente në Rrugën e Durrësit dhe në rrugën “Mine Peza”.

Procedohet penalisht 1 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Sekuestrohen shumë parash dhe 3 celularë.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të qiramarrjes së apartamenteve në zona të ndryshme të kryeqytetit, për të ushtruar prostitucion, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionet e koduara:

-“Network”, gjatë të cilit u arrestua shtetasja vietnameze, P. Th., 33 vjeçe, pasi dyshohet se në rrugën “Mine Peza”, kishte marrë një apartament, me qira ditore, për të ushtruar prostitucion;

-“Foleja 7”, gjatë të cilit u arrestua shtetasja kineze, Y. W, 43 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronte prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në Rrugën e Durrësit. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement