Connect with us

Politike

ZVERNECI/ JAM VOTUAR PER TA BERE TE REALIZUAR

Shqipëria do të vazhdojë me projektin e një resorti luksoz të planifikuar nga dhëndri i Donald Trumpit, Jared Kushner, në një pjesë të izoluar të bregdetit ballkanik, pavarësisht protestave të vazhdueshme për ndikimin e tij në mjedis, deklaroi të hënën për Reuters kryeministri Edi Rama.

Por nderkohe mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit Tiranë dhe në bregdetin jugor, ku është propozuar ndërtimi i resortit, duke kërkuar anulimin e projektit për shkak të ndikimit që ai mund të ketë mbi një zonë të mbrojtur ligatinore, ku jetojnë flamingot, fokat dhe ku breshkat e detit vendosin vezët e tyre.

Flamingoja është shndërruar në simbolin e lëvizjes protestuese: demonstruesit mbajnë flamingo rozë të fryra dhe pankarta me mbishkrimin “Revolucioni i Flamingove”.

Rama nuk është lëkundur nga protestat, duke i thënë Reuters se zhvilluesit e projektit do t’i “mahnitin” njerëzit me planet e tyre gjatë muajve të ardhshëm dhe se pjesë të resortit mund të hapen për publikun para përfundimit të kësaj dekade.

“Po ju them, do të jetë një projekt i bukur dhe ne do ta realizojmë atë, dhe do të jemi krenarë që do të kontribuojmë për Evropën,” tha Rama gjatë një interviste në zyrën e tij, vetëm pak metra larg vendit ku zhvillohen çdo mbrëmje demonstratat kundër projektit.

“Jam votuar që t’i bëj këto gjëra të ndodhin. Nuk jam votuar që të udhëhiqem nga njerëz që kanë një ide tjetër për mënyrën se si duhet të zhvillohet vendi.”

Shumë media të huaja kanë shkruar mbi protestat e zhvilluara javën e fundit në Shqipëri, ndërsa nuk kanë qenë të pakta prononcimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin e që planifikohet për në Zvërnec e që ka shkaktuar kaq shumë polemika.

Për Al Jazeera, kreu i qeverisë ripërsëriti se pavarësisht hipotezave që qarkullojnë, projekti me vlerë miliarda dollarë do të realizohet. Këtë projekt, e cilësoi si një mundësi të rëndësishme investimi për vendin dhe hodhi poshtë akuzat se qeveria po shet pronë publike.

Sa i përket projektit që ka shkaktuar gjithë këtë reagim dhe polemikë në mbarë botën, bëhet fjalë për pronë private. Nuk bëhet fjalë për tokë publike që qeveria shqiptare po e jep duke e shitur vendin. Është pronë private. Është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, në të cilën qeveria shqiptare nuk ka asnjë rol”, deklaroi numri një i kabinetit nga zyra e tij.

Protestat nisën në fund të muajit maj, kur zona pranë Vjosë-Nartës u rrethua me tela me gjemba ndërsa po kryheshin punime për një rrugë hyrëse dhe zhvillime të tjera paraprake para nisjes së ndërtimit. Disa protestues u lënduan gjatë përplasjeve me rojet private të sigurisë. Më pas zemërimi u përhap edhe në Tiranë.

Që atëherë, gardhi është hequr. Rama pranoi se ishte një “ide e turpshme” vendosja e tij.

Megjithatë, Rama minimizoi shqetësimet mjedisore. Ai tha se vlerësimi i ndikimit në mjedis ende nuk është përfunduar dhe se do të realizohet paralelisht me zhvillimin e projektit.

“Ne jemi shumë krenarë për atë që kemi bërë për jetën e egër në Shqipëri. Komisioni Evropian nuk ka asnjë arsye të dyshojë në vendosmërinë tonë të fortë për të mbrojtur gjithçka që duhet të mbrohet kur bëhet fjalë për faunën e egër dhe natyrën.”

Advertisement