Connect with us

Politike

“Ngrihen pista mbi…”/ Balla për tritolin në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj: Akt i organizuar

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se ajo që ndodhi ditën e djeshme me eksplozivin e vënë në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj, u shpreh se duket si një akt i organizuar.

Ai tha se në pistat e policisë dhe strukturave të hetimit, ngrihen pista mbi të gjitha dimensionet përfshirë parapërgatitjen dhe porosinë, ndërsa shtoi se është dhënë urdhër që të hetohen të gjitha pistat.

“Reforma në drejtësi po jep rezultatet e veta. Gjyqtarë e prokurorë kanë prishur qetësinë e personave të cilët janë objekt i hetimeve apo vendimeve. Kur bëra thirrje për të hequr dorë nga intimidimet ndaj magjistratëve, kisha parasysh gjithkënd, Intimidimi mund të bëhet me shpërthime por edhe me fjalë e deklarata. Kam ardhur të shpreh mbështetjen e qeverisë ndaj institucioneve të drejtësisë. Kërkova të merren masa për sigurinë e paprekshme të çdo magjistrati.

 

Ky nuk është një akt i thjeshtë. Kuptohet që ka një organizim pas kësaj ngjarjeje. Në pistat e policisë dhe strukturave të hetimit, ngrihen pista mbi të gjitha dimensionet përfshirë parapërgatitjen dhe porosinë. Urdhri i dhënë është të hetohen të gjitha pistat”, tha ai

Politike

“Shqipërinë e Madhe mund ta mundë bota serbe”/ Rama i përgjigjet Vulin: Mbaj përgjegjësi

Kreu i qeverisë, Edi Rama, pas përfudnimit të Samitit në Mal të Zi në një konferencë me gazetarët shqiptarë ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandër Vulin.

Vulin komentoi vizitën e Ramës me shqiptarët që jetojnë në Athinë dhe tha se ky ishte promovim i Shqipërisë së Madhe.

“Shqipëria e madhe mund te ndalet vetëm nga serbet dhe bota serbe, por gjithashtu edhe nga greket; te dashurit greke mendoni për këtë”, tha Aleksandër Vulin zv/kryeministëri i Serbisë.

Ditën e sotme, kreu i qeverisë, Edi Rama lidhur me këtë deklaratë tha: Një njeri i mençur ka thënë se pas të 40 çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka, nëse e shikoni fytyrën e personit të cilit i referoheni, mendoj se s’ka nevojë për asnjë koment tjetër.

Ditën e djeshme, ministria e Jashtme thirr ambasadorin serb në Tiranë Slobodan Vukčević për t’i kërkuar sqarime në lidhje me deklaratat e zëvendëskryeministrit Aleksandër Vulin rreth takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Ministria i përcolli diplomatit serb qëndrimin se Tirana zyrtare pret reflektim të menjëhershëm nga Beogradi zyrtar për këto deklarata të dëmshme dhe të përsëritura.

“Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë”, sqaroi në një njoftim për mediat ministria e jashtme.

Continue Reading

Politike

“Italia ha bukë veç”/ Rama zbulon nëse do të ketë marrëveshje me një shtet tjetër për emigrantët

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar nga Mali i Zi se nuk do të ketë një marrëveshje me shtet tjetër për emigrantët, si ajo me Italinë. Në një bashkëbisedim me gazetarët që po zhvillon atje Rama u shpreh se Britania e Madhe dhe vende të tjera kanë shprehur dëshirën për marrëveshje, por përgjigja e tij mbetet JO. Rama thotë se ua ka shpjeguar arsyet, dhe sipas tij “Italia ha bukë veç.”

“Është shprehur dëshira nga Britania e Madhe e disa vende të tjera, jo vetëm para dhe pas marrëveshjes me Italinë dhe përgjigjja ime ka qenë jo dhe mbetet Jo. Italia është histori tjeter dhe realitet tjetër në tablone e marrëdhënieve tona miqësore dhe ndërkombëtare. U kam shpjeguar arsyet pse Italia ha buk veç”,- tha Rama.

Continue Reading

Politike

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”/ Balla: Kush kundërshton apo i merr jetën një polici, toleranca është zero

Balla: Nuk mund të rri edhe në detyrën e ministrit të Brendshëm që është përballur Policia e shtetit, por që besoj ka solidaritetin e të dy krahëve sa i përket vrasjes së punonjësit të policisë së shtetit, Noruz Cenalia. Pres mbështetjen e secilit prej jush për nevojën që ka policia. Shoqëria duhet të reflektojë për ridimensionimin e dënimeve, por edhe mbështetjes publike, që duhet t’i japim si garantues i vetëm i sigurisë në mënyrë të përditshme.

Ksuh kundërshton me forcë dhe guxon ta thyejë, godasë apo larg qoftë t’i marrë jetën, duhet ta ketë sot të qartë që toleranca e Policisë së Shtetit dhe e drejtësisë duhet të jetë zero.

Continue Reading

Politike

“Të krijohet një zonë e ndaluar për sherret”, Rama ftesë opozitës nga Kotori për reformën e re antikorrupsion

Rama ftesë opozitës nga Kotori: Nuk jam në dijeni, se është depozituar draft rezoluta në parlament, do të ketë procesin e saj, njësoj si kemi bërë me reformën në drejtësi, do ta bëjmë në të gjitha rastet pjesën tonë. Për çështje të caktuara kërkohet një konsensus edhe më i gjerë. Edhe sepse në fund të ditës, të gjitha partitë nuk e diskutojnë që destinacioni është BE. Të krijohet një hapësirë, një zonë e ndaluar për sherret që të mund të vazhdojnë në hapësirat e tjera dhe aty të flitet me gjuhën e ekspertizës dhe jo me gjuhën e shthurur të politikës të ditës.

Continue Reading

Politike

Rama pas Samitit në Mal të Zi: Të hapen rrugët në tregun e përbashkët pa u bërë anëtar të BE-së

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët pas Samitit të Kotorit në Mal të Zi.

Rama: Sot është bërë ribashkimi i Evropës edhe për shkak të kambanës së fortë të alarmit që ra me agresionin rus në Ukrainë. Kemi qenë në themel të këtij ndryshimi, nga një studim mbi përfitimet reale nga vendet rrotull nesh, nga, humnera është shumë e madhe, prandaj ideja dhe këmbëngulja ime ka qenë ndërkohë që bëjmë detyrat e shtëpisë dhe të kemi strukturat dhe nivelin e performancës që ta meritojmë anëtarësimin duhet më shumë mbështetje, duhet të hapen rrugët e integrimit pa qenë nevoja të jemi anëtarë, të hapen rrugë në tregun e përbashkët evropian, të gjitha ato pjesë të strukturës së bashkëjetesës së BE, ku vendet tona mund të përfshihen pa qenë anëtare. ka një paketë financiare të konsiderueshme, por përtej kësaj e cila do të ndahet mes vendeve bazuar në reforma, po ju jap një shembull të thjeshtë nga mekanizmate  tjerë, vetëm se ne jemi thuajse gati dhe besoj do të prezantojmë në tryezën e  e be të kërkesën që të hyjmë në sistemin SEPA të gjitha transfertata e Shqipërisë nga be në Shqipëri do të jenë njësoj si brenda BE.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING