Connect with us

Politike

“Nuk e mbajnë burgun burat me fillera e botoks”/ Salianji-Nokës: Mul Çuplina…

Deputeti demokrat Flamur Noka ka hedhur akuza ndaj Ervin Salianjit, duke e quajtur atë si opozitarin e Opozitës. Me anë të një postimi në Facebook, Noka thekson se Salianji deri tani nuk ka thënë asnjë fjalë kundër padronit të tij, Rama.

Postimi i Plotë:

Humor alla Babale. Ka 5 muaj nga mëngjesi në darkë që vetëm bën opozitarin e opozitës duke sulmuar Berishën dhe PD. Asnjë gërmë e jo fjalë kundër Padronit Rama, ndërsa tani del e thotë se tronditi sistemin. E tronditi duke i shërbyer. Nuk e mbajnë dot burgun burat me botoks e fillera.

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji i është përgjigjur Nokës, duke e qujtur si “Flamur Çupëlina” që sillet si “bulldog i Sali kolltukut”. Në një postim në Facebook, Salianji i ka kujtuar Nokës vizitën në Burgun e Fierit, ku sipas tij, ishte i trembur dhe kërkonte shoqërues. Po ashtu, Salianji thekson se problemi më i madh i PD-së është kthimi në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi dhe ngrihet grotesku në piedestal.

Postimi i Plotë:

Flamur Çupëlina, kjo kone që mendon se është bulldog i Sali kolltukut, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë. Mul Çupëlina, unë nuk pyes as per regjimin dhe as ha jashteqitjet e shefit sic ben ti per ti rene në sy! Qëndrova përballë regjimit dhe u përballa aty ku deshën e kur deshën, ndryshe nga ty që u bëre spiun i serbëve sepse nuk e mbaje dot burgun. Të kujtohet kur erdhe në burgun e Fierit i trembur dhe kërkoje shoqërues për të hyrë? Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues!

Trimat nuk bëhen me statuse e as me lehje për llogari të kolltukut. Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin. Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron. Se kush e mban burgun është e provuar por se si e mban turpin një PD e tërë që të mban ty drejtues kjo ështe drama e PD dhe shoqerise, e per kete do vazhdoj te luftoj.

Advertisement