Connect with us

Politike

“Nuk është e shtrembër nga droga”/ Berisha: Dhunën ndaj Ramës e quajnë krim pasioni

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës për incidentin e vitit 1998, kur kryeministri është dhunuar.

Berisha akuzon Ramën se po viktimizohet për një ngjarje të së shkuarës, ndërsa ngre pretendime të tjera mbi rrethanat e incidentit dhe mënyrën se si u ndoq çështja nga drejtësia.

Sipas Berishës, autori i sulmit ishte arrestuar, por Rama nuk kishte ndjekur më tej procesin gjyqësor, pavarësisht se, sipas tij, qeveria e kohës ishte në pushtet.

Berisha pretendon gjithashtu se Rama nuk ishte vetëm në dhomën ku ndodhi incidenti, duke deklaruar se dëshmitarët mund ta konfirmojnë këtë, ndërsa e cilëson si të paqartë historinë që, sipas tij, Rama po përdor për të nxitur empati tek qytetarët.

“Viktimizon veten për një incident që kishte këto sqarime. Agresori u arrestua, por ishte Edi Rama që nuk e ndoqi. Nuk ndoqi gjyqin dhe procesin gjyqësor. U pajtua apo kishte arsye të tjera nuk e di.

Ai deklaroi se aty ku ishte në atë dhomë ishte me një burrë tjetër. Nuk të lë ky pa ia nxjerr të gjitha ishte me emër dhe mbiemër…Nuk të lë ky, por e vërteta është me dëshmitar, se ishte në dhomë nuk ishte vetëm. Po të dojë ia them edhe emrin se me kë ishte, meqë përpiqet ta faturojë dhe ta politizojë.

Ndaj nuk qenë të paktë ata që e quajtën krim pasioni, këtë akt që unë e dënova me forcën më të madhe. Është arrestuar autori se si apo çfarë pazaresh bëri ajo, apo çfarë raportesh kishte. Pas 30 vitesh mashtron qytetarët se ja kush më ka thyer hundën mua.

Tregojë të vërtetën siç është. Unë do e tregoj, edhe pse e kam treguar pjesërisht. Këto që thash janë 100% të vërteta. Nuk them se ishte krim pasioni apo jo, por ato se çfarë thonë të tjerët, por Edi Rama refuzoi të ndjekë procesin gjyqësor. Kjo është historia e tij, që do të ngjallë dhembshuri, empati”, tha ai.

Advertisement