Connect with us

Kosova

Nuk është që s’kemi raporte të mira me Amerikën, por thjesht kanë ndodhur ca fërkime

Raportet me Shtetet e Bashkuara mbeten jetike për Kosovën, pavarësisht pezullimit të dialogut strategjik, ka deklaruar ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, në një intervistë për “Bloomberg” gjatë samitit të ministrave të Jashtëm të mbajtur javën e kaluar në Belfast, Irlandë e Veriut.

“Nuk është se nuk kemi rarport të mira me SHBA-në”, deklaroi Gërvalla-Schwarz, duke shtuar se partneriteti me Bashkimit Evropian, aleatët e NATO-s dhe SHBA-në është thelbësor jo vetëm për Kosovën, por për mbarë Ballkanin Perëndimor.  “Thjesht, mes partnerëve ndodh që të mos ketë gjithmonë pajtim se cili duhet të jetë hapi i parë”.

Ajo theksoi se BE ka filluar të heqë gradualisht masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në vitin 2023, pas dështimit për të ulur tensionet në veriun e territorit me shumicë serbe. “Shumica e vendeve të BE-së janë për heqjen e masave”, nënvizoi ajo, duke shtuar se “një pjesë e fondeve që kishin qenë të bllokuara tashmë janë liruar”.

Ndryshe, raportet mes Prishtinës dhe Uashingtonit janë dobësuar ndjeshëm, kryesisht për shkak të bindjes së administratës amerikane se Albin Kurti nuk ka treguar gatishmëri për bashkëpunim dhe koordnim gjatë mandatit të tij në krye të qeverisë, pavarërisht thirrjeve, rekomandimeve dhe përkushtimit amerikan ndaj Kosovës.

Advertisement