Pinknews
Nuk ka më dyshime! Xhensila dhe Besi prindër për herë të dytë, çifti konfirmon shtatzëninë me videon e ëmbël
Pas gjithë thashethemeve dhe aludimeve për një shtatzëni të mundshme të këngëtares Xhensila Myrtezaj me Bes Kallakun ka ardhur dhe e vërteta e konfirmuar nga vetë çifti. Xhensila dhe Besi do të bëhen prindër për herë të dytë. Çifti i njohur shpesh herë janë kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të aludimeve se Xhensila është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Dhe pse këto thashetheme janë hedhur poshtë nga vetë çifti duket se kësaj here fjalët janë të vërteta.
Përmes një postimi në Instagram, moderatorja konfirmoi zërat që qarkullojnë prej pak kohësh nëpër portale.
Në video, kushtuar 5-vjetorit të ditëlindjes së vajzës së tyre, Ajkës, Besi duket teksa puth barkun e Xhensilës.
Por edhe vetë Xhensila në videon e postuar ka vendosur hashtag-un #4, duke lënë të nënkuptuar se familja e tyre po zgjerohet.
“Masa e gjithçkaje je o Ajka jonë. 5 vite dritë qiellore në sytë tanë,” shkruan ajo.
Çifti dhe vajza e tyre Ajka duken mjaft të lumtur së bashku teksa luajnë dhe vrapojnë buzë detit.
Pinknews
“Qava shumë…”/ Françeska ka përjetuar ‘tmerrin’ pas eleminimit
Françeska Murati nuk ia doli dot të ishte në finale, ish-banorja u eleminua prime-n e kaluar vetëm një hap larg 25 Majit. E ftuar sonte në “Shqipëria Live” me Arjon Muçën dhe Erjona Rusin, Françeska foli rreth eksperiencës së saj në “BBV3” dhe pasi doli prej saj.
Të parët që takove ishin djali dhe bashkëshorti?
Françeska: Po djali ishte në gjumë se ka qenë shumë vonë ishte shtrirë dhe shkova e putha, i mora erë, u zgjua po ishte si i hutuar nuk po më njifte u desh pak kohë të përshtatej, po të nesërmen ishte okej
Arjoni: Sa qave?
Françeska: Mos pyet shumë
Arjoni: Të kishte marr malli?
Françeska: Shumë
Erjona: Si sfidohet kjo ndjesi e të qenërit larg fëmijë
Françeska: Ka qenë veshtirësia më e madhe në shtëpi ndjenja e mallit dhe mungesa e gjysmës së shpirtit
Pinknews
Ekskluzive/ Ju prezantojmë me partnerin e Françeska Muratit
Françeska Murati e cila ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të “Big Brother Vip” me eliminimin nga shtëpia më e famshme duket se i është rikthyer normalitet dhe po shijon kohën e humbur me familjen e saj. Ajo është shfaqur aktive dhe në rrjete sociale ku madje sot ka postuar një foto me djalin e saj Charlie-n.
Por teksa të gjithë kanë shprehur kuriozitetin të shohin portretin e plotë familjar të ish-Miss Londrës nga Shqipëria, në redaksinë tonë sapo ka mbërritur një foto ekskluzive edhe e partnerit të saj, Ergysit
Në foto ish-banorja shihet duke pozuar pranë partnerit të saj e buzëqeshur. Murati është treguar e rezervuar në deklarata për familjen ndërsa për herë të parë me partnerin e saj u njohëm përmes një mesazhi audio, si surprizë për të në BBV ku ai i dha kurajo të vazhdonte lojën
Pinknews
“Do të vish te shtëpia ime”/ Heidi refuzon ftesën e Romeos për të jetuar së bashku: Idjot…
Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “BBV”.
E teksa finalja e reality shoëwështë këtë të shtunë (me 25 maj), Romeo gjatë një bisede i tha të dashurës së tij se nuk do të jetojnë së bashku te shtëpia e tij në Shqipëri.
“Çfarë thua o idiot?!” e pyeti Heidi e habitur duke menduar që banori po tallet, megjithëse aktori tha se e ka seriozisht.
“Më vdekshin të gjithë jo moj”– tha Romeo, ndërsa konkurrentja refuzoi duke treguar që fillimisht do të udhëtojë drejt Italisë për të takuar prindërit e saj.
Pjesë nga biseda:
Romeo: Ti do të vish te shtëpia ime
Heidi: Çfarë thua o idiot?
Romeo: Pse jo moj?
Heidi: E di se po tallesh me këtë fytyrë! Kështu që…
Romeo: Më vdekshin të gjithë jo moj. Çfarë thua?
Heidi: Hey stop
Romeo: Pse se mora vesh unë. Pse jo?
Heidi: Se do shkoj të rri me të familjen time.
Romeo: Po harrova
Heidi: Çfarë budalle. E kishe seriozisht ti?
Romeo: Po moj shpirtë
Pinknews
Një Luan si Heidi Baci, banorja me vetëbesimin më të lartë në “BBV3”
Heidi Baci, finaliste e “BBV3” i përket shenjës së Luanit në horoskop. Zbuloni disa nga karakteristikat e kësaj shenje, që padiskutim e bëjnë banoren përfaqësues tipike.
Vetëbesim i lartë
Vetëbesimi vjen lehtësisht te Luanët. Ashtu si simboli i tyre i luanit, Luanët e dinë se janë të fuqishëm dhe komandues dhe nuk kanë frikë ta tregojnë atë. Luanët janë lloji i njerëzve që mund t’i mbajnë flokët me një stil të ri të çmendur dhe brenda javësh është bërë trendi i ri. Luanët nuk kanë frikë të pëlqejnë atë që u pëlqen dhe e mbajnë veten me një besim kaq të jashtëzakonshëm sa mund të bindin edhe njerëzit e tjerë që ta pëlqejnë atë.
Vendosmëria
Luanët janë gjithashtu këmbëngulës dhe të vendosur, duke i bërë ata goxha të pandalshëm. Kur Luanët vendosin të arrijnë diçka, ata nuk do të ndalojnë derisa të bëhet. Vendosmëria e tyre zakonisht ushqehet nga një optimizëm i pakalueshëm, i cili i kalon ata edhe kur rruga drejt arritjes së qëllimeve të tyre bëhet e vështirë.
Udhëheqja natyrore
Luanët janë shpesh udhëheqës të talentuar natyrshëm. Vetëbesimi, vendosmëria dhe zemërgjerësia janë tipare që shumica e njerëzve i admirojnë dhe i dëshirojnë, kështu që nuk është çudi që Luanët shpesh janë të përshtatshëm për të udhëhequr të tjerët. Karizma e tyre i tërheq njerëzit drejt tyre dhe vetëbesimi i tyre frymëzon besim në aftësitë e tyre./TAR
Pinknews
Çfarë po ndodh me Arbana Osmanin? Moderatorja: Ditë shumë të ngarkuara emocionalisht…
E larguar prej një viti nga ekrani, Arbana Osmani vazhdon të ngjallë interes te publiku për çdo gjë që ajo bën.
“Qejf i madh kur u dobësoka njeriu!” -shkroi ajo krah një selfie në pasqyrë duke vënë në dukje barkun e sheshtë, të cilën e publikoi në Instagram.
Në një tjetër postim Arbana ka treguar se shkaku i rënies nga pesha nuk është edhe aq i bukur. Kjo pasi thotë se ka kaluar disa ditë të vështirë dhe shumë të ngarkuara emocionalisht dhe fizikisht për shkak të një familjari të sëmurë.
Do shëndoshem prap shumë shpejt. Asnjë ilaç çudibërës nga ata që vazhdojnë të abuzojnë akoma me imazhin tim në Facebook”,– shkroi ajo.
-
Pinknews3 hours ago
Ekskluzive/ Ju prezantojmë me partnerin e Françeska Muratit
-
Pinknews3 hours ago
“Do të vish te shtëpia ime”/ Heidi refuzon ftesën e Romeos për të jetuar së bashku: Idjot…
-
Kronike37 mins ago
E rëndë/ Kamioni del nga rruga, drejtuesi përfundon në spital
-
Aktualitet2 hours ago
E pazakontë në Durrës/ Turisti del nudo në qendër të qytetit dhe bën fotografi
-
Shkrime7 hours ago
Nesër do jetë ditë e vështirë, vuloset e ardhmja e Kosovës
-
Horoskopi14 hours ago
Do keni shume dyshime mbi partnerin tuaj sot dhe do debatoni gjate gjithë kohës me te
-
Pinknews3 hours ago
Një Luan si Heidi Baci, banorja me vetëbesimin më të lartë në “BBV3”
-
Kosova9 hours ago
OKB i vë kapakun Vuçiçit, arrihet pajtueshmëria për tekstin e rezolutës për Srebrenicën