Connect with us

Aktualitet

‘Nuk ka kontroll’, pushuesit: Motorët lëvizin me shpejtësi

Tragjedia e Potamit, ku një 7 vjeçare u godit me gomone e për pasojë humbi jetën ka shtuar frikën te qytetarët

Në Shëngjin pushuesit thonë se shteti duhet të marrë më shumë masa, që ngjarje të tilla mos të përsëriten.

“Është një frikë normale, ama për momentin këtu ku lahen kalamajtë nuk kanë ardhur shumë afër. Por kur ndjen shpejtësinë, ndjen frikë.”

“Ecin me shpejtësi të jashtëzakonshme, bëjnë spektakël.”

“Mirë nuk është po varet sa  tolerojnë këtu. Tash çfarë të bëjmë, jetojmë në Shqipëri.”

“Aman motorët po, kanë zhurmë, prishin dhe ajrin.”

Ka edhe nga ata që i kanë parë me kujdes dhe thonë se mjetet lundruese nuk I afrohen bregut.

“Një ditë është afruar më shumë po menjëherë ka ndërhyrë policia dhe e ka thir dhe i kanë marrë motorin.”

“Këtë herë më e siguruar. S’po na lejojnë me u zhyt, se duhet me u rujt.”

Ankohen edhe për mungesën e rojeve bregdetare.

“Këtu afër meje, nuk shof. I shof kubinat ku janë të vendosur aman nuk i kam pa. duhet normal, prandaj është i obliguar ai persona “

“Duhet me pas sepse ka njerëz qe nuk dinë not.”

“Nuk më ka thënë njeri që këta janë shpëtimtar.

“Nuk kam parë herët është hala. “

“Po duhet të ketë se ka fëmijë shumë.”

Prej 5 ditësh policia është duke kontrolluar të gjitha skafet dhe gomonet nëse disponojnë dokumentacion të rregullt dhe gjendjen e tyre teknik.

Gjithashtu janë vendosur edhe gjoba për ata që kanë shkelur rregullat./abcnews.al

Aktualitet

Falsifikim të dokumentave/ Kalaja kallëzon në SPAK Lulzim Bashën dhe bashkëshorten e tij

Avokatja Adriana Kalaja ka bërë me dije se sot ka kallëzuar në SPAK Lulzim Bashën, Aurela Basha dhe Erion Isufin. Kalaja i ka kallëzuar penalisht këta persona për akuzat e Falsifikimit të Dokumentave, Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie edhe disa akuza të tjera.

Njoftimi i Plotë:

Duke uruar te jeni shume mire, do doja t’ju beja me dije se neser me date  24 prill ora 11.00, me cilesine e Kryetares se Gjykates se PD dhe Avokates, kallezoj ne SPAK: Dhe çdo person te paidentifikuar nga une por qe do te rezultoje pas hetimit te SPAK dhe qe ka lidhje me konsumimin e veprave penale te konsumuar nga te kallezuarit prej meje:

1. Pastrim te produktit te veprave penale.

2. Shtrengim me ane te kanosjes per dhenie pasurie.

4. Ushtrim i ndikimit te ndikimit te paligjshem etj.

Do ta vleresoja shume ndjekjen dhe berjen lajm nga ana e televizionit Tuaj.

Me shume mirenjohje dhe vleresim nga Avokate Adriana  Kalaja.

Continue Reading

Aktualitet

Nga sulmet kundër medias te pakti me Melonin/ Shqetësimet kryesore të Amnesty International për Shqipërinë

Amnesty International theksoi si shqetësime në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri sulmet fizike dhe verbale kundër gazetarëve, vrasjen e grave në dhunën me bazë gjinore brenda familjes dhe ndërtimin e kampeve për burgosjen e refugjatëve azilkërkues që Italia po ndërton aktualisht në portin e Shëngjinit dhe në ish-aeroportin ushtarak të Gjadrit.

Amnesty, një nga organizatat më të mëdha të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në botë, publikoi të mërkurën raportin e saj mbi gjendjen në 155 vende të vrojtuara, përfshirë Shqipërinë. Raporti vëren se autoritarizmi është një forcë në rritje në rang global dhe se numri i njerëzve që jetojnë në shtete demokratike, pra shtete të së drejtës apo shtete të sundimit të ligjit, ra gjatë vitit të kaluar në nivele që nuk ishin parë që nga viti 1985.

“Praktikat dhe idetë autoritariste prekën apo u përdorën nga shumë qeveri dhe shoqëri. Në veri dhe në jug, në lindje dhe në perëndim, politikat autoritariste gërryen lirinë e shprehjes dhe të organizimit shoqëror, goditën barazinë gjinore dhe luftuan të drejtat seksuale apo riprodhuese,” vëren raporti.

Raporti shënjon mënjanë si shqetësim madhor zhvillimet në Lindjen e Mesme, kur krimet rrëqethëse të Hamas të kryera në 7 tetor 2023, në të cilën u vranë mbi njëmijë njerëz, shumica civilë izraelitë dhe mijëra të tjerë u plagosën e 245 vetë u morën peng, Izraeli nisi një fushatë hakmarrëse e cila, sipas Amnesty, u bë një fushatë ndëshkimi kolektiv. “Kjo është një fushatë e bombardimit të qëllimtë dhe jodiskriminues të civilëve dhe të infrastrukturës civile, të mohimit të asistencës humanitare dhe të krijimit të qëllimtë të gjendjes së urisë,” vëren raporti.

 

 

“Narrativat publike të bazuara në urrejtje dhe me rrënjë te frika, ngushtoi hapësirën civile dhe demonizoi grupet e margjinalizuara apo individët, me refugjatët, migrantët dhe grupet racore që po vuajnë. Sulmi kundër të drejtave të grave dhe barazisë gjinore u intensifikua më 2023, duke kërcënuar shumë nga arritjet e realizuara përgjatë njëzet viteve të fundit,” vëren më tej raporti.

Sa i përket Shqipërisë, raporti vëren se “gazetarët u shënjestruan nga gjuha e urrejtjes, sulmet fizike dhe një sulm me armë. Dhuna kundër grave brenda familjes vijoi, me 12 gra të vrara nga partnerët apo anëtarët e familjes.”

Raporti vëren se në drejtim të të drejtave të njerëzve LGBTI Shqipëria nuk ka shënuar progres.

Raporti thekson se vrasja e një rojeje sigurie në një sulm kundër Top Channel në mars 2023 ka mbetur me autorë të paidentifikuar dhe të pandëshkuar ndërsa një gazetar u sulmua fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij për shkak se kishte raportuar mbi një çështje gjyqësore.

“Gazetarët u sulmua nga figurat politike,” vëren raporti. “Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, iu referua një gazetareje investigative si “vrasëse me pagesë” në përgjigje të një artikulli në të cilin ajo kishte theksuar rolin që kryebashkiaku ka luajtur në projektin e incineratorit të Tiranës,” vëren raporti i Amnesty International duke iu referuar sulmeve të mediave proqeveritare kundër gazetares Ola Xama.

Raporti vëren si shqetësim të veçantë marrëveshjen kontroverse të arritur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe qeveria italiane e kryeministres Giorgia Meloni në lidhje me ndërtimin e dy bazave për izolimin e refugjatëve që Italia synon të kapë jashtë ujërave të saj territoriale dhe t’i sjellë në Shqipëri, teorikisht për procesimin e kërkesave të mundshme për azil.

Konsideruar gjerësisht si një goditje propagandistike që pritet t’i kushtojë taksapaguesve italianë qindramilionë euro për të arritur asgjë, plani ngre shqetësime serioze sa i përket dhunimit të të drejtave të azilkërkuesve, që po ndodh me ndihmën e qeverisë së një vendi që ka prodhuar azilkërkues me shumicë përgjatë tre dekadave të fundit.

“Organizatat e të drejtave të njeriut dhe të tjera kanë shprehur shqetësim në lidhje me impaktin që kjo marrëveshje mund të ketë mbi të drejtat e refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve, përfshirë faktin që ajo parashikon ndalim automatik të tyre”, vëren raporti. Raporti mund të gjendet i plotë në gjuhën angleze këtu: /BIRN/

Continue Reading

Aktualitet

Mbetën të bllokuar në det nga dallgët e larta, shpëtohen dy qytetarë në Shëngjin

Dy persona rrezikuan të mbyteshin teksa peshkonin në Shëngjin, për shkak të dallgëve të larta. Mësohet se dy personat me iniciale GJ. L 56 vjeç, dhe S. L., 43 vjeç mbetën të bllokuar si rezulatat i dallgëve të larta dhe menjëherë autoritetet me të marrë informacionin lokalizuan dhe u erdhën në ndihmë dy qytetarëve. Gjithashtu Policia thotë se dy personat janë në gjendje të mirë shëndetësore. Po ashtu janë tërhequr në hapësirën e portit edhe mjeti ujor me të cilin ata peshkonin.

Njoftimi i Policsë: 

Shëngjin, Lezhë.Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve, të cilët rrezikuan të mbyteshin teksa peshkonin, për shkak të dallgëve të larta. Sapo janë njoftuar se në hapësirën ujore ndërmjet Shëngjinit dhe Tales, për shkak të dallgëve të larta të detit, kishin mbetur të bllokuar, ndërkohë që peshkonin, 2 shtetas, shërbimet e SPK Shëngjin janë nisur për të ofruar ndihmë.

Si rezultat janë lokalizuar, marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe transportuar në portin e Shëngjinit, shtetasit Gj. L., 56 vjeç, dhe S. L., 43 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr në hapësirën e portit, mjeti ujor me të cilin ata peshkonin. Dy shtetasit kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar menjëherë. Policia e Shtetit apelon që në çdo rast nevoje të kontaktohet me strukturat e saj, sepse reagimi dhe ndihma do të jenë të menjëhershëm.

Continue Reading

Aktualitet

Skandali me provimin e Magjistraturës/ Anulohet faza e dytë e testimit

Faza e dytë e provimit të Magjistraturës, e cila ishte projektuar të mbahej ditën e sotme në orën 15:00 është anuluar. Mësohet se faza e dytë e këtij provimi do të mbahet ditën e nesërme. Ndërkohë që ende nuk duhet shkaku i anulimit të këtij provimi.

Ditën e djeshme një skandal ka ndodhur me shkollën e Magjistraturës. Provimi i kandidatëve për tu bërë magjistrat, pasi është dorëzuar nga këta të fundit, është kontrolluar me scantron dhe në prezencën e të gjithëve është shpallur edhe lista fituese nga ku ka rezultuar se 79 emra kanë marrë 63 deri në 86 pikë, të mjaftueshme për tu renditur në krye. Por 24 orë më vonë lista zyrtare është manipuluar dhe nuk ishin më 79 fitues, por 121 duke shtuar emra të tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Amnistia/ I dënuari del pas 19 vitesh nga burgu: Ishte ferr

Ditën e sotme, ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale dhe nga të gjithë burgjet në vend, janë liruar disa të dënuar.

Një i dënuar nga burgu i Peqinit ka folur për gazetarët, pasi u lirua, duke i përshkruar vitet e tij në burg si një ferr.

Pyetje: Pas sa vitesh dilni nga burgu?

Qytetari: “19 vjet”.

Pyetje: “Si ishin këto 19 vjet në burg”?

Qytetari: “Ferr”!

Continue Reading
Advertisement

TRENDING