Connect with us

Pinknews

“Nuk po ec…”/ Pas eleminimit, Fabjola “thumbon” sërish Arbanën?

Pas largimit nga “Ferma VIP 3”, Fabjola Elezaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit një gjendje emocionale të theksuar, mes reflektimit dhe melankolisë.

Eliminimi i saj erdhi pas një vendimi të produksionit, i cili hapi televotim për publikun pas gjuhës së rëndë fyese të përdorur gjatë “Prime-it” të së hënës së kaluar. Në përfundim, ishin votat e publikut që vendosën ndërprerjen e rrugëtimit të saj në fermë.

Mbrëmjen e djeshme, ish-konkurrentja ka thyer heshtjen përmes disa postimeve, ku ka ndarë vargje nga kënga “Nuk po ec” e Yll Limanit. Fjalitë si “Prap i hupa krejt çka pata”, “Nuk po ec, nuk po ec” dhe “Po du mu kthy kur u kon’ mirë” janë interpretuar si një reflektim i drejtpërdrejtë mbi situatën që po përjeton aktualisht.

Përmes këtyre mesazheve, Fabjola lë të kuptohet se po kalon një periudhë të vështirë, duke shprehur në mënyrë indirekte pendesë për veprimet që çuan në largimin e saj nga spektakli.

Reagimi i fundit vjen pas deklaratës së parë që ajo dha menjëherë pas eliminimit, ku u shfaq e prekur dhe e vetëdijshme për gabimin. Ajo pranoi se vendimi i publikut ishte i drejtë, ndërsa theksoi se shqetësimi më i madh për të mbetet reagimi i familjes, të cilën e konsideron pikën e saj më të ndjeshme.

 

Advertisement